Lidhje

Shtetet e Bashkuara i dorëzojnë Këshillit të Sigurimit projektrezolutën për sanksione ndaj Iranit

  • Zëri Amerikës

Shtetet e Bashkuara i dorëzojnë Këshillit të Sigurimit projektrezolutën për sanksione ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara i dorëzojnë Këshillit të Sigurimit projektrezolutën për sanksione ndaj Iranit

Projektpropozimi i ri përmban sanksione të fuqishme përfshi kufizimet mbi importin e armëve konvencionale, kufizmet për aktivitetet e raketave ndërkontinentale dhe ndalimin e udhëtimit si dhe ngrirjen e pasurive për disa pjesëtarë të fuqishëm të Korpusit të Gardës Revolucionare.

Rezolta gjithashtu do të hartojë një korrnizë pune mbi kontrollet e anijeve të mallrave në portet detare dhe në det të hapur, duke u kërkuar shteteve që të kontrollojnë çdo anije që mendohet se mund të jetë duke transportuar ngarkesa të ndaluara dhe të konfiskojë ngarkesën si dhe ta zhdukë atë.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice tha se synimi i rezolutës është i dyfishtë.

Fillimisht për të shtuar koston e udhëheqjes iraniane për sfidimin e vazhdueshëm të komunitetit nderkombëtar. Dhe së dyti, për ti mbushur mendjen Iranit se është në interesin e tij për të zgjidhur në rrugë paqësore shqetësimet rreth programit të tij berthamor. Rezoluta kerkon mbështetje dhe jo zevëndësim të përpjekjev tona për të nxituar Iranin në rrugë diplomatike. E kemi thënë gjatë gjithë procesit se dera mbetet e hapur për Iranian për të zbatuar anghazhimet e tij dhe të arrijë marrëdhenie më të mira me komunitetin nderkombëtar.

Shtetet e Bashkuara kanë kryesur përpjekjet për sanksione të reja ndaj Iranit. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha në Komisionin e Senatit për Marrëdheniet me Jashtë, se vendet e përhershme të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, përfshi anëtarët e rendësishëm si Kina dhe Rusia, kanë renë dakord në projek-rezolutën që tashmë është dorëzuar në Kombet e Bashkuara.

Nderkohë që menjanoi kritikat lidhur me përpjekjet e Brazilit dhe Turqisë për arritjen e marrëveshjes së eksportit me Iranin, administrata e presidentit Obama e ka bërë të qartë skepticizmin se marrëveshja mund të veshtirësojë synimin iranian për armë berthamore.

Duke hapur senacën e deshmive mbi traktatin amerikano-rus për reduktimin e armëve berthamore, zonja Clinton tha se historia e deritanishme e Teheranit nuk u jep përgjigje shumë pyetjeve dhe se marrveshja për sanksionet mund ti mbush mendjen Iranit që të reagojë në ketë drejtim.

Megjithëse ne vlerësojmë përpjekjet e sinqerta të Turqisë dhe Brazilit për të gjetur zgjidhje rreth ballafaqimit të Iranit me komunitetin nderkombëtar mbi programin berthamor, venet e 5 +1 ku përfshihen Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania sebashku me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian – po punojnë për të fituar mbështetjen e komunitetit nderkombëtar për një rezolutë të fuqishme sanksionesh që do të dergojnë një mesazh të pagabueshëm se çfarë pritet nga Irani.

Të henën, Irani tha se po pranonte variantin e një propozimi të bërë nentorin e kaluar për ndertimin e besimit në bazë të cilit do të eksportonte një pjesë të mirë të stoqeve të uraniumit të pasuruar të gradës së ulët në shkembim të lendes djegëse me pasurim të lartë për reaktorin kerkimor të Teheranit.

Por kritikët e marrëveshjes së cilësuar nga presidenti brazilian Lula da Silva si një fitore diplomatike, theksuan se nuk përfshinte ndonjë angazhim nga Irani për pezullimin e pasurimit dhe se Irani do të ruante rezerva të mjaftueshme uraniumi për të ndertuar një armë .

Nderkohë, Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdheniet me Jashtë John Kerry tha në seancën e djeshme se në bazë të veprimeve të vazhdueshme që ka bërë Irani për pasurimin që nga nentori i kaluar, pranimi i ofertës tani është pak i rendësishëm.

Sikurse dihet, gjatë kursit kohor qëkur marrëveshja origjinale u vu në tryezë, Irani ka shtuar rezervat e uraniumit të pasuruar me 5 mijë kilogramë, ndaj nuk është e njeta marrëveshje. Sipas të dhenave tona, mundësia për ndertimin e një arme berthamore do të ekzistojë gjatë kohës së shkembimit, në mungesë të përbërësve të tjerë të marrëveshjes.

Por projekt-rezoluta e re është domethënëse në sepse përmban masa të reja të fuqishme dhe fitoi mbështetjen e Kinës dhe Rusisë, dy fuqi që kanë qënë ngurruese në venien e sanksioneve të reja. Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin tha se projekt-rezoluta është e pranueshme nga Moska sepse nuk synon të demtojë as aktivitetin normal ekonomik në Iran dhe as popullatën civile.

Besojmë se projet-rezoluta ka një përmbajtje të përshtatshme dhe të pranueshme nga ne spese përqendrohet në çëshjtet e mospërhapjes bërthamore.

Ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara Li Baodong përseriti angazhimin e qeverisë së tij për qasjen e dyanëshme për bisedime dhe presion ndaj Iranit dhe mirëpriti njoftimin rreth marrëveshjes për shkembimin e lendës djegëse berthamore.

Mendojmë se është një hap pozitiv në drejtimin e duhur. Dhe mendoj se të gjitha palët duhet të shtojnë përpjekejt diplomatike për të trajtuar ketë çështje.

Por ambasadori francez Gerard Araud theksoi se shkembimi i lëndes djegëse është vetëm një masë për rritjen e besimit dhe nuk i jep fund problemeve. Ai tha se Irani ende mbetet shkelës i rezolutave të meparshme të Këshillit të Sigurimit dhe nuk ka ndaluar pasurimin e uraniumit dhe nuk u është përgjigjur pyetjeve nga Agjencia Nderkombëtare për Energjinë Berthamore. Diplomatët thonë se shpresojnë për një votë në këshillit të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur por nuk është e qartë se kur mund të zhvillohet votimi.

XS
SM
MD
LG