Lidhje

SHBA: Santorum fushatë në Teksas pas tri fitoreve të martën


SHBA: Santorum fushatë në Teksas pas tri fitoreve të martën
SHBA: Santorum fushatë në Teksas pas tri fitoreve të martën

Kandidati presidencial republikan Rik Santorum bëri fushatë në shtetin e Teksasit dje, një ditë pasi fitoi në tri shtete, Kolorado, Minesota dhe Mizuri.

Teksasi është një shtet me shumë rëndësi për kandidatët dhe Santorum ishte atje për të fituar mbështetje dhe për të mbledhur fonde.

Fitorja e zotit Santorun shton presionin ndaj kandidatit Mit Romni dhe tregon se ish guvernatori i shtetit Masaçusets ka përballë një betejë të fortë për të fituar mbështetjen e bazës konservatore republikane. Fitorja e Santorum ngre gjithashtu pyetje për udhëheqjen e garës nga Romni. Rezultatet ishin veçanërisht zhgënjyese për Romnin, i cili përfundoi i treti në Minisota, pas kongresistit Ron Pol të Teksasit.

Rik Santorum, ish senator i Pensilvanisë, i ka përshkruar fitoret e tij si provë se është kandidati më i mirë republikan për të sfiduar Presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Romni u tha përkrahësve të tij të martën në mbrëmje se ai ende ka besim se do ta fitojë emërimin e partisë republikane si kandidat për president.

XS
SM
MD
LG