Lidhje

SHBA shpenzon miliarda dollarë për automjete që i rezistojnë shpërthimit


SHBA shpenzon miliarda dollarë për automjete që i rezistojnë shpërthimit
SHBA shpenzon miliarda dollarë për automjete që i rezistojnë shpërthimit

Paisjet shpërthyese të improvizuara kanë shkaktuar 800 nga afro 1 mijë e 100 të vdekurit në luftime në Afganistan. Për t’u përballur mje këto bomba gjithmonë e më vdekjeprurëse, ushtria amerikane po shpenzon miliarda dollarë për automjete që i rezistojnë shpërthimit e që janë ndërtuar posaçërisht për terrenin e Afganistanit. Por përveç kostos së lartë, automjetet e reja komplekse mund të jenë një barrë nga ana logjistike.

Në qarkun e Dangamit në Afganistanin Lindor, brigada e 173 e ushtrisë amerikane shkon në një takim me zyrtarë lokalë. Për të arritur në vendin e takimit, ushtarët duhet të kapërcejnë një shtrat të gjerë lumi. Më parë kjo do të kishte përbërë problem.

Në disa raste, Talebanët kishin ngritur prita për automjete në territorin e ashpër të shtratit të lumit.

Hamvi standard, i lehtë është i ekspozuar ndaj zjarrit të armikut dhe kamioni që i reziston minave dhe mbron nga pritat, është shumë i rëndë për t’u ngjitur në territore të përpjeta.

Por trupat e brigadës së 173-të kanë tani në dispozicion versionin e parë të automjetit për çdo terren të hamvit. Automjeti 30 tonësh është aq i lehtë sa të përballojë terrenin e vështirë dhe i pajisur aq sa të shmangë bombat më të mëdha.

Kamioni rezistent ndaj minave dhe pritave e ka origjinën në luftën e Irakut. Kështu Pentagoni dha një kontratë 4 miliardë dollarëshe për të ndërtuar një variant me një qendër më të ulët graviteti. I pari mes 6 mijë automjeteve të tilla, mbërriti në Afganistan në fund të vitit të kaluar.

Në fushën ajrore të Bagramit pranë Kabulit, rreshteri i klasit të parë Rendi Geringer ndihmon në trajnimin e ushtarëve të divizionit të 82-të që t’u japin këtyre automjeteve. Geringer ka vetëm vlerësime për autmjetet.

“Ky automjet është më i manovrueshëm, është më i qëndrueshëm dhe mendoj se do të jetë më e thjeshtë për terrenin sesa disa të tjera”.

Por përveç kostos së lartë, tre herë më shumë se një hamvi, këto automjete janë të ndërlikuara nga pikëpamja mekanike. Rreshteri Richard Green, një mekanik i divizionit të 82-të e zbuloi një gjë të tillë direkt kur aksidentalisht dëmtoi automjetin e parë të këtij lloji të njësisë së tij.

Këto automjete janë gjithashtu një sfidë madhore logjistike. Pentagoni i transporton nga ajri për të përballuar kërkesën, duke i shtuar 10 për qind kostos së automjetit.

Përveç kësaj, i duhet një ekipi prej 10 personash disa orë për të shkarkuar një ngarkesë prej pesë automjetesh. Në një avion luftarak tip 747 mbetet vetëm pak centimetra hapësirë mes tyer dhe anëve të avionit.

Në luftime, për ushtarët e vijës së parë të frontit nuk kanë rëndësi vështirësitë logjistike. Për ta ka rëndësi vetëm që ky mjet është më i sigurt dhe më i mirëmbrojtur sesa të tjerat dhe që janë në gjendje t’i transportojnë në vendin e duhur.

XS
SM
MD
LG