Lidhje

SHBA hedhin poshtë akuzat për rolin e tyre në shpërthimin e Teheranit


SHBA hedhin poshtë akuzat për rolin e tyre në shpërthimin e Teheranit
SHBA hedhin poshtë akuzat për rolin e tyre në shpërthimin e Teheranit

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar se kanë patur ndonjë rol në vrasjen e një shkencëtari bërthamor iranian në Teheran.

Pasi Departamenti i Shtetit nuk pranoi t’u përgjigjej fillimisht akuzave të Iranit se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ishin përgjegjës për atentatin kundër Mostafa Ahmadi Roshanit, Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë të bëjnë absolutisht” me shpërthimin që la të vrarë Roshanin. Zëdhënësi i Shtëpisë të Bardhë, Tommi Vietor tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër çdo sulm të tillë dhe të gjitha aktet e dhunës.

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton përsëriti mohimin e Shtëpisë së Bardhë dhe çdo implikim të Shteteve të Bashkuara në vrasjen e shkencëtarit.

Media iraniane njoftoi dje se dy persona me motorçikletë vunë një bombë magnetike në makinën e Roshanit, nga shpërthimi i të cilës mbetën të vrarë ai dhe shoferi, si dhe u plagos një kalimtar i rastit.

Në deklaratë, Irani fajësoi për sulmin Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Nënpresidenti i Iranit, Mohamed Reza Rahimi, i tha televizionit shtetëror se incindeti nuk do të bëhet shkak për ndërprerjen e aktivitetit bërthamor të Iranit.

Edhe Izraeli ka mohuar pjesëmarrjen në këtë atentat. Por të martën, shefi i ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtnanti Beni Gantaz u tha ligjvënësve se 2012 do të jetë një vit kritik për Iranin pasi atje do të ndodhin gjëra në formë të panatyrëshme.

XS
SM
MD
LG