Lidhje

SHBA, fonde për luftën ndaj krimit në Shqipëri


Marrëveshje mes dy qeverive për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, e cila parashikon një fond prej mbi 7.7 milion dollarë. Diskutimet në parlament kthehen në polemika dhe akuza mes palëve

Në Shqipëri parlamenti shqiptar po diskuton rreth marrëveshjes me qeverinë amerikane për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, e cila parashikon një fond prej mbi 7.7 milion dollarë

Marrëveshja do të zbatohet nga Byroja e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në departamentin amerikan të Shtetit dhe parashikon dy programe të vecanta, atë për Zhvillimin e Sektorit të Drejtësisë Penale dhe tjetri për Zhvillimin e Zbatimit të Ligjit. Përmes asistencës teknike dhe profesionale, synohet të përmirësohet aktiviteti si i prokurorisë në hetimet e saj, ashtu dhe i policisë por dhe gjyqësorit, ndërsa parashikohen edhe ndërhyrje në legjislacion.

Të dy programet janë projektuar për të përmirësuar aftësinë e qeverisë shqiptare për të penguar dhe për t’u përgjigjur për të gjitha llojet e krimit, me fokus të veçantë në përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së procedimeve penale si dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare përgjegjëse për luftën kundër krimit.

Ndërsa të gjitha palët e konsideruan si mjaft të rëndësishme marrëveshjen, diskutimet megjithatë u transformuan në një debat të gjatë disa orësh me akuza të ndërjsellta mes palëve lidhur me luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar

Trego komentet

XS
SM
MD
LG