Lidhje

SHBA: Shqipëria vazhdon përpjekjet kundër financimit të terrorizmit


SHBA: Shqipëria vazhdon përpjekjet kundër financimit të terrorizmit
SHBA: Shqipëria vazhdon përpjekjet kundër financimit të terrorizmit

Në një raport për terrorizmin të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, thuhet se gjatë vitit 2010, qeveria e Shqipërisë ka punuar për ndryshimet në nenet për terrorizmin në Kodin Penal si dhe ka mbajtur të ngrira asetet e personave që janë në listën e Këshillit të Sigurimit për financuesit e terrorizmit.

Shqipëria, thuhet në raport, ka miratuar gjithashtu një ligj për konfiskimin e pasurive të blera nëpërmjet veprimtarisë kriminale. Ndërkaq, policia kufitare ka përmirësuar vazhdimisht sigurinë në pikat e kalimit kufitar.

Raporti përmend rastin e imamit Artan Kristo, i cili më 10 dhjetor u shpall fajtor nga një gjykatë në Durrës dhe u dënua me pesë vjet burg për "nxitje dhe propagandim publik të akteve terroriste" në internet.

Shqipëria, thuhet gjithashtu në raport, ka vazhduar përpjekjet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke propozuar ndryshime në ligjet përkatëse.

XS
SM
MD
LG