Lidhje

SHBA shreh shqetësim për përdorimin e forcës në Egjipt


SHBA shreh shqetësim për përdorimin e forcës në Egjipt
SHBA shreh shqetësim për përdorimin e forcës në Egjipt

Sekretarja amerikane e Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga prëdorimi i forcës nga qeveria egjyptiane kundër protestuesve që kërkojmë rrëzimin e regjimit të presidentit Hosni Mubarak.

Sekretarja Klinton u bëri thirrje autoriteteve egjiptiane të lejojnë protestat paqësore dhe të sprapsin hapat e panevojshëm të ndërmara për të ndërprerë komunikimin mes demonstruesve. Ajo tha se zyrtarët egjyptianë duhet ta kuptojnë se dhuna nuk do t’i bëjë protestuesit të largohen.

Ajo tha se në të njëjtën kohë protestuesit duhet të përmbahen dhe të shprehen në mënyrë paqësore.

Forcat egjiptiane të sigurisë kanë përdorur gazin lotsjellës, ujin me presion dhe shkopinjtë e gomës në demonstratat që filluan të martën.

XS
SM
MD
LG