Lidhje

SHBA: Shtëpia e Bardhë kërkon rritjen e kufirit të borxhit


SHBA: Shtëpia e Bardhë kërkon rritjen e kufirit të borxhit

SHBA: Shtëpia e Bardhë kërkon rritjen e kufirit të borxhit

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Thesarit thonë se Shtëpia e Bardhë ka në plan t’i kërkojë Kongresit të ngrejë kufirin e borxhit të qeverisë me 1,2 trilion dollarë për t’i mundësuar qeverisë amerikane të paguajë në kohë faturat e saj.
Zyrtarët e Departamentit të Thesarit thanë të martën se Shtëpia e Bardhë do të bëjë kërkesën nga fundi i javës dhe se rritja është e nevojshme.
Kufiri i borxhit aktualisht qëndron në 15 trilion dollarë dhe nëse kërkesa e Shtëpisë së Bardhë miratohet, ai mund të rritet në 16,4 trilion dollarë. Kufiri i borxhit përcakton shumën që qeveria mund të marrë hua për të financuar operacionet e saj.
Si pjesë e një marrëveshje që i dha fund mospajtimeve të mëdha politike mbi kufirin e borxhit në fillim të këtij viti, kufiri mund të rritet nëse të dyja dhomat e Kongresit e miratojnë një ligj që e lejon këtë veprim.
Këtë vit, agjencia e klasifikimi kredive Standard and Poor për herë të parë e uli klasifikimin e Shteteve të Bashkuara. Ulja e klasifikimit u shoqërua nga një raport i agjencisë S & P ku kritikohej niveli i borxhit amerikan, lufta politike dhe ngritja e tavanit të borxhit.

XS
SM
MD
LG