Lidhje

SHBA: Qeveria siriane ka përdorur gazin sarin


Shtëpia e Bardhë tha se agjencitë amerikane të zbulimit besojnë “me shkallë të ndryshme besimi” se qeveria siriane ka përdorur gazin sarin në sasi të ulët kundër rebelëve që përpiqen të rrëzojnë nga pushteti presidentin Bashar al-Assad.

Sqarimi i sotëm, në një letër drejtuar dy udhëheqësve të Kongresit, thotë se vlerësimet janë paraprake dhe se nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar qëndrimin amerikan ndaj çështjes pasi ka nevojë për “fakte të besueshme dhe të vërtetuara për të përcaktuar politikën e Shteteve të Bashkura.

Zyra e sekretarit të Jashtëm të Britanisë tha gjithashtu sot se ka “prova të kufizuara por bindëse" të përdorimit të armëve kimike në Siri, përfshi gazin sarin, duke e quajtur lëvizjen një “krim lufte”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe se përdorimi i armëve kimike nga qeveria siriane "shkel çdo konventë të luftës."

Presidenti Barack Obama ka thënë se përdorimi i armëve kimike nga Siria do të sillte një ndryshim në politikën amerikane për të ndërhyrë në luftën civile dy-vjeçare në Siri.

Republikani John McCain tha sot se “janë shkelur vijat e kuqe”. Zoti McCain ka qënë në mbrojtje të një ndërhyrje më agresive të Shteteve të Bashkuara në konfliktin sirian.
XS
SM
MD
LG