Lidhje

SHBA: Fushata kundër Shtetit Islamik


Presidenti Barack Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të kalojnë në ofensivë ndaj militantëve të Shtetit Islamik të cilët mund të përbëjnë një kërcënim për Amerikën. Zoti Obama do t’i drejtohet vendit me një fjalim të mërkurën, ndërkohë që Kongresi i rikthehet punës pas një pushimi 5-javor.

Egërsia, militantizmi, dhe fanatizmi i luftëtarëve të Shtetit Islamik përbëjnë një kërcënim afatgjatë që shtrihet përtej Sirisë dhe Irakut, u shpreh Presidenti Obama duke folur për kanalin televiziv NBC, në emisionin Meet the Press.

“Ne do të degradojmë në mënyrë sistematike aftësitë e tyre. Do të rudhim territorin që ata kontrollojnë, dhe përfundimisht do t’i mundim.”

Megjithatë, zoti Obama do të vendosë disa kufizime për angazhimin e Shteteve Bashkuara, gjatë fjalës së tij ditën e mërkurë.

“Nuk do të jetë një njoftim për dërgimin e trupave amerikane në terren. Nuk është si lufta në Irak.”

“Është urgjente të goditet tani që ISIS është ende i dobët.”

Sipas Senatorit republikan Ted Cruz, kësaj inciative i ka kaluar koha tashmë.

“Ajo që na duhet është një fushatë dërrmuese sulmesh ajrore të koordinuara për t’i dhënë fund Shtetit Islamik.”

Ligjvënësit kthehen në Uashington me disa përparësi urgjente, si zgjerimin e autoritetit për shpenzime federale dhe parandalimin e një tjetër mbylljeje të qeverisë, dhe me një shqetësim në rritje për konfliktin dhe kaosin që nga Evropa Lindore deri në Lindjen e Mesme. Ligjvenësi Peter King thotë:

“Duke marrë parasysh se kemi ISIS-in, al-Kaidën në gadishullin arabik dhe më gjerë, dhe se të gjithë këta kanë aftësinë dhe synimin për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, neve na duhet të jemi patjetër më vigjilentë se kurrë më parë.”

Ligjvenësi King thotë se Presidenti Obama nuk duhet të kërkojë autorizim nga Kongresi për të goditur luftëtarët e Shtetit Islamik. Ligjvenësi demokrat Adam Smith thotë se krijimi i një koalicioni të gjerë është më i rëndësishëm se sa bekimi i Kongresit.

“Nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë pa mbështetjen e sunive në rajon, kjo mund ta forconte më tej ISIS-in.”

Nisma vjen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po përgatiten për zgjedhjet për në Kongres në muajin nëntor, ku do të votohet për të gjitha vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe për njp-të-tretën e Senatit. Reforma për emigracionin është shfaqur si një çështje kryesore, pavarësisht njoftimit të zotit Obama se do ta shtyjë ndërmarrjen e veprimeve ekzekutive.

((SIGNED))

XS
SM
MD
LG