Lidhje

SHBA: Shtimi i daljeve në pension shkakton shqetësime financiare


SHBA: Shtimi i daljeve në pension shkakton shqetësime financiare
SHBA: Shtimi i daljeve në pension shkakton shqetësime financiare

Kostoja e pensioneve dhe e kujdesit shëndetsor për pensionistët po shtohet ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të tjera, ku të moshuarit përbëjnë një pjesë në rritje të popullsisë. Ndërsa qeveritë dhe kompanitë përpiqen të shkurtojnë kostot, disa amerikanë janë të shqetësuar se nuk do të kenë para të mjaftueshme për të jetuar rehat kur të jenë tepër të moshur për të punuar.

...Kjo klasë ushtrimesh është për njerëzit në të 60-tat, 70-tat, dhe 80-tat, që përpiqen të qëndrojnë në formë të mir fizike.

Shumica e amerikanëve pensionistë paguhen nga programi qeveritari i Sigurimeve Shoqërore, burim i rëndësishëm i të ardhurave për njerëzit e moshën mbi 65 vjeçare. Por ngritja e kostos po nxit Kongresin që të shqyrtojë alternative për uljen e përfitimieve, ngritjen e taksave si dhe të moshës së pensionit.

Juan Sandy mendon se pensionistët në të ardhmen do të përballen me vështirësi financiare.

"Shqetësohem për vajzën dhe mbesën time sepse mendoj se e ardhmja do të jetë më e vështirë për të rinjtë se sa për ne".

Shqetësimet financiare rreth programit të Sigurimeve Shoqërore vijnë nga një valë e madhe pensionistësh nga brezi i lindur pas Luftës së Dytë Botërore.

Problemi ka të bëjë me faktin se, ndërsa ky brez paguan gjatë gjithë jetës taksa për sigurimet shoqërore për të mbështetur brezat e mëparshëm të pensionistëve, tani ka më pak punëtorë amerikanë, që financojnë të njëjtin nivel përfitimesh për këtë brez.

Jean Setzfand, nënpresidente e Shoqatës Amerikane për Pensionistët, thotë se Sigurimet Shoqërore janë tepër të rëndësishme për shumë njerëz, prandaj ndryshimet duhen bërë me kujdes.

"Çdo gjë tjetër është dëmtuar në atë pike sa që nuk ka mbetur gjë. Dhe në qoftë se qeveria nuk mbështet një sistem si programi i Sigurimeve Shoqërore, Zoti e di se ç’do të ndodhë me pensionistët".

Për të kompensuar Sigurimet Shoqërore vetëm një pakicë gjithnjë e më e vogël punëdhënësish u paguajnë pension punëtorëve të tyre.

Në vend të pensionit, shumë prej tyre ofrojnë një program kursimesh. Punëtorët fusin një pjesë të të ardhura në një llogari, që nuk taksohet, të cilën e përdorin kur dalin në pension.

Punëdhënësit thonë se programet e kursimit janë më pak të shtrenjta se sa pensionet tradicionale. Firma të ndryshme inkurajojnë punëtorët të marrin pjesë në këto programe, duke kontribuar shuma të njëjta me ato të vetë punëtorëve.

Për të ndihmuar në shtimin e kursimeve, punëtorë si Frank Giove, mund t’i investojnë këto para në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe tregun e aksioneve, që shoqërohet me rreziqe.

"I besova këshillës së një profesionisti, më pas pati rënie të tregut dhe humba thuajse çdo gjë. Prandaj kam pasur një përvojë shumë të keqe me investimet në bursë".

Frank Giove nuk është i vetëm. Anketa të reja në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera tregojnë se shumë njerëz nuk dine si të menaxhojnë investimet e tyre.

Annamaria Lusardi në Shkollën e Biznesit në Universitetin George Washington mori pjesë në dy prej këtyre studimeve.

"Mendoj se kemi të bëjmë me një problem kur u kërkojmë punonjësve të kursejnë për pension, por në të njëjtën kohë nuk u ofrojmë atyre njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të marrë vendimet rreth pensionit".

Zonja Lusardi thotë se që pensionistët si në këtë klasë në shtetin e Marilandit të kenë programe të sukseshme kursimesh, ata duhet të kuptojnë konceptet financiare si grumbullimi i interesit, inflacioni dhe rreziqet e investimeve të ndryshme.

"Ёshtë mirë që jetojmë më gjatë, por natyrisht që ngrihet pyetja se ç’do të bëjmë ne gjatë 30 vjetëve të jetës sonë"?

Ray Greene thotë se menaxhimi me efektivitet i fondeve të pensionit është më i rëndësishëm se kurrë më pare sepse kujdesi më i mirë shëndetsor po bën që njerëzit të jetojnë më gjatë, gjë që ngre koston e pensionit.

XS
SM
MD
LG