Lidhje

SHBA shtojnë fondet për të luftuar imigracionin e paligjshëm

Presidenti Barak Obama nëshkroi një ligj me vlerë prej 600 milionë dollarësh për sigurinë e kufijve. Sipas këtij ligji në kufirin SHBA-Meksikë do të dërgohen më shumë agjentë të zbatimit të ligjit dhe pajisje. Imigracioni është një nga çështjet kryesore në zgjedhjet e këtij viti për kongres dhe për guvernatorë shtetesh në Shtetet e Bashkuara. Qëllimi i këtij ligji është sigurimi dhe mbrojtja më e mirë e kufirit të pambrojtur jugor me Meksikën.

“Ky ligj shton burimet e përhershme që do të forcojnë sigurinë përgjatë kufirit jugpërëndimor, duke mbështetur përpjekjet tona kundër organizatave ndërkombëtare të krimit dhe pakësimin e trafikimit të njerëzëve, drogës, parave, dhe armëve," tha dje sekretarja e Sigurisë Kombëtare Janet Napolitano, e cila foli për ligjin e ri para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo tha se fondet që dalin nga ky ligj do të paguajnë 1,000 agjentë tjerë të patrullave kufitare, më shumë doganierë, analistë të inteligjencës për luftimin e trafikut të paligjshëm të drogës dhe dhunës, pajisje të reja të komunikimit, dhe dy aeroplanë pa pilotë për të operuar përgjatë kufirit.

Sekretarja Napolitano tha se edhe para nënshkrimit të këtij ligji, administrata e presidentit Obama ka dhënë më shumë fonde për kufirin SHBA-Meksikë se sa administratat e mëparshme.

“Këto përpjekje kanë sjellë ndryshime, dhe për këtë arsye të gjitha shifrat që duhet të rriten po rriten ndërsa ato që duhet të ulen po ulen.”

Ajo tha se këto përpjekje kanë pakësuar kalimet e paligjshme të kufirit dhe kanë çuar në shtimin e kthimit të imigrantëve të paligjshëm që kanë kryer krime.

Imigracioni është një nga çështjet kryesore në zgjedhjet e këtij viti për kongres dhe për guvernatorë shtetesh.
Shteti jugpërëndimor i Arizonës ka miratuar një ligj të debatueshëm në muajin prill i cili detyron policët të kontrollojnë statusin e tyre ndërkohë që zbatojnë ligjet e tjera, dhe ky ligj i detyron imigrantët të mbajnë me vete dokumentet e tyre të imigrimit gjatë gjithë kohës.

Një gjykatës vendosi të ndalohet zbatimi i këtyre neneve të ligjit. Mbështetësit e atij ligji thonë se ai është i nevojshëm sepse qeveria federale nuk po e bën punën e saj në luftimin e imigrimit të paligjshëm dhe krimet që lidhen me të.

Legjislacioni i nënshkruar nga presidenti Obama dje ishte miratuar nga dyja dhomat e kongresit këtë javë gjatë një seance të pazakontë.

Sekretarja Napolitano falenderoi ligjvënësit nga dy partitë për mbështetjen ndaj ligjit në fjalë.

“Kufijtë nuk duhet të jenë çështje politike. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare, për të cilën kanë interes të dyja partitë.”

Sekretarja e sigurisë kombëtare iu bashkua zyrtarëve tjerë të administratës në thirrjen për reforma gjithëpërfshirëse të politikave të imigracionit.

Presidenti Barak Obama nëshkroi një ligj me vlerë prej 600 milionë dollarësh për sigurinë e kufijve. Sipas këtij ligji në kufirin SHBA-Meksikë do të dërgohen më shumë agjentë të zbatimit të ligjit dhe pajisje. Imigracioni është një nga çështjet kryesore në zgjedhjet e këtij viti për kongres dhe për guvernatorë shtetesh në Shtetet e Bashkuara.

T I M E :

TEXT: Qëllimi i këtij ligji është sigurimi dhe mbrojtja më e mirë e kufirit të pambrojtur jugor me Meksikën.

JANET NAPOLITANO, US HOMELAND SECURITY SECRETARY

“Ky ligj shton burimet e përhershme që do të forcojnë sigurinë përgjatë kufirit jugpërëndimor, duke mbështetur përpjekjet tona kundër organizatave ndërkombëtare të krimit dhe pakësimin e trafikimit të njerëzëve, drogës, parave, dhe armëve.”

Dje sekretarja e Sigurisë Kombëtare Janet Napolitano foli për ligjin e ri para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Ajo tha se fondet që dalin nga ky ligj do të paguajnë 1,000 agjentë tjerë të patrullave kufitare, më shumë doganierë, analistë të inteligjencës për luftimin e trafikut të paligjshëm të drogës dhe dhunës, pajisje të reja të komunikimit, dhe dy aeroplanë pa pilotë për të operuar përgjatë kufirit.

Sekretarja Napolitano tha se edhe para nënshkrimit të këtij ligji, administrata e presidentit Obama ka dhënë më shumë fonde për kufirin SHBA-Meksikë se sa administratat e mëparshme.

JANET NAPOLITANO, US HOMELAND SECURITY SECRETARY

“Këto përpjekje kanë sjellë ndryshime, dhe për këtë arsye të gjitha shifrat që duhet të rriten po rriten ndërsa ato që duhet të ulen po ulen.”

Ajo tha se këto përpjekje kanë pakësuar kalimet e paligjshme të kufirit dhe kanë çuar në shtimin e kthimit të imigrantëve të paligjshëm që kanë kryer krime.

Imigracioni është një nga çështjet kryesore në zgjedhjet e këtij viti për kongres dhe për guvernatorë shtetesh.

Shteti jugpërëndimor i Arizonës ka miratuar një ligj të debatueshëm në muajin prill i cili detyron policët të kontrollojnë statusin e tyre ndërkohë që zbatojnë ligjet e tjera, dhe ky ligj i detyron imigrantët të mbajnë me vete dokumentet e tyre të imigrimit gjatë gjithë kohës. Një gjykatës vendosi të ndalohet zbatimi i këtyre neneve të ligjit.

Mbështetësit e këtij ligji thonë se ai është i nevojshëm sepse qeveria federale nuk po e bën punën e saj në luftimin e imigrimit të paligjshëm dhe krimet që lidhen me të.

Ligji i nënshkruar nga presidenti Obama dje është miratuar nga dy dhomat e kongresit këtë javë gjatë një seance të pazakontë.

XS
SM
MD
LG