Lidhje

SHBA: 8 të vdekur nga rrëshqitja e dheut


Autoritetet në shtetin amerikan të Uashingtonit në veri-perëndim të vendit thonë shpresat po zbehen për gjetjen e të mbijetuarve nga një rrëshqitje masive dheu që u mori jetën tetë njerëzve. 18 të tjerë figurojnë të zhdukur.

Punonjësit e shpëtimit i vazhduan kërkimet sot tek një grumbull dheu dhe pemësh që në disa vende arrin deri në pesë metra i lartë dhe që mbulon një sipërfaqe prej 2.6 km2. Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha mbrëmë se ekipet e shpëtimit nuk kanë gjetur shenja jete në grumbullin e rrënojave.

Masa e baltës, pemëve, gurëve dhe mbetjeve të ndryshme rrëshqiti nga një shpat mali në një zonë rurale pranë qytetit të Siatellit. Rrëshqitja e dheut shkatërroi rreth 30 shtëpi. Zyrtarët fajësojnë shirat e dendur të kohëve të fundit për rrëshqitjen masive.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG