Lidhje

SHBA: Stuhia e dëborës ndërpret udhëtimet


SHBA: Stuhia e dëborës ndërpret udhëtimet
SHBA: Stuhia e dëborës ndërpret udhëtimet

Një stuhi dëbore lëvizi sot në verilindje të Shteteve të Bashkuara duke ndërprerë udhëtimet ajrore dhe hekurudhore dhe duke detyruar motoristët të përballen me dëborën dhe rrugët e akullta në fundin e ngarkuar të fundjavës së Krishlindjeve. Suhia, e para për këtë sezon, ka sjellë deri në 46 centimetra dëborë në disa zona.

Tani që shumë amerikanë po kthehen në shtëpi pas njërës nga fundjavave më të ngarkuara të vitit, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit bëri paralajmërime për stuhi që nga shteti Maine deri në New Jersey me dëborën që pritet në të gjithë Bregun Lindor.

Aeroportet në zonën e New Yorkut duke përfshirë aeroportin ndërkombëtar JFK u mbyllën të djelën në mbrëmje por pritet të rihapen sot pasdite.

Të paktën 2 mijë fluturime në rajon janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore midis New York-ut dhe Bostonit u ndërprenë.

Gjashtë shtete, duke përfshirë Massachusetts dhe Maine, shpallën gjendjen e emergjencës.

Të shtunën, pjesa jugore e Shteteve të Bashkuara u zgjua me dëborë dhe më pas stuhia goditi verilindjen ku qytetet kryesore bregdetare u përfshinë nga erëra me dëborë.

Stuhia pritej, dhe qytetet u përgatitën duke hedhur kripë nëpër rrugë. Kyetari i bashkisë së New York-ut Michael Bloomberg tha se gati 2 mijë e 400 punonjës sanitarë u thirrën në punë për të pastruar rrugët nga dëbora.

XS
SM
MD
LG