Lidhje

Hakerët përsëri në të dhënat e agjencisë së personelit


Zyra e menaxhimit të personelit të qeverisë amerikane duket se ka pësuar një tjetër sulm kibernetik. Hakerë që kanë lidhje me Kinën mendohet se janë përgjegjës për të dy ndërhyrjet kibernetike. Kina i mohon këto akuza si të papërgjegjshme.

Sulmi i dytë ndaj Zyrës së Menaxhimit të Personelit u dha mundësi hakerëve të kenë qasje në informata personale të individëve që kërkonin të punonin në poste të sigurisë së lartë në ushtri apo në agjencitë e zbulimit.

Ndër këto informata personale përfshihen të dhëna për shëndetin mendor, konsumin e alkoolit, përdorimin e drogës, arrestime në të kaluarën si dhe situatën financiare të individit. Aplikantët japin informata edhe mbi të afërmit dhe të njohurit e tyre, gjë që mund t’i bëjë shtetas të huaj që përmenden në këto dokumente objekt presionesh nga një qeveri tjetër.

Sulmi i dytë ndaj të dhënave të kësaj agjencie federale u zbulua gjatë një hetimi mbi sulmin e parë që lidhej me informatat e personelit të qeverisë amerikane.

XS
SM
MD
LG