Lidhje

SHBA: Shtohen sulmet seksuale në ushtri


Pentagoni njofton se sulmet seksuale në ushtri janë shtuar rreth 50 përqind gjatë vitit fiskal që u mbyll më 30 shtator.

Sipas të dhënave të reja, gjatë 9 muajve të parë të vitit fiskal, nga tetori i vitit 2012 deri në qershor të 2013, janë regjistrtuar 3 mijë e 500 ankesa. Gjatë vitit të mëparshëm fiskal numri i ankesave ishte 2 mijë e 400.

Sulmet seksuale në raport përfshijnë që nga përdhunimet e deri tek kontaktet e papërshtatshme seksuale. Ato nuk përfshsijnë ngacmimet seksuale.

Të dhënat nuk janë në gjendje të sqarojnë në se kemi të bëjmë me shtim të sulmeve seksuale, apo me shtim të rasteve të raportuara për to, ose me të dy skenarët.
XS
SM
MD
LG