Lidhje

SHBA: Të reja nga muzika bluz

  • Dag Levin

Gjatë këtij vit po spikasin disa prej emrave të njohur të muzikës bluz e xhaz. Do të njihemi sot me tre prej tyre, i pari është një instrumentist me origjinë hungareze, i cili erdhi në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur ëndrrën e tij, i dyti është një këngëtar dhe instrumentist i cili ka hedhur në treg albumin e ri, ndërsa në mbyllje do të njihemi me krijimet e reja të grupit “Heritage Blues orchestra”.

Little G Weevil, dashuria për muzikën bluz e solli nga venddlindja e tij Hungaria, në një cep të jugut amerikan. Ai gjithmonë pat ëndërruar që të vinte në Shtetet e Bashkuara për të provuar aftësitë e tij në vendlindjen e bluzit; në shtetet jugore të Tenesit, Misisipit, Alabamës dhe Arkansasit.

Këmbëngulja e tij u shpërblye, dhe ai nënshkroi një kontratë për të interpretuar në një klub në Memfis. Ai është vendosur në Kennesau të Xhorxhias tani dhe interpreton në disa klube të këtij shteti. Little G Weevil ka vendosur që gjatë vitit 2012 të promovojë albumin e tij të ri me titull “The Teaser”.

Këngëtari dhe kitarristi Joe Louis Walker ka regjistruar albumin e tij “Hellfire” ku gjen elementë të muzikës soul, blues, rock dhe gospel. Ai nisi të interpretonte si muzikant roku dhe bluzi që në fund të viteev 1960. Gjatë 25 viteve të karrierës së tij ai ka publikuar një sërë albumesh të vlerësuar nga kritika.

Ai është katër herë fitues i çmimeve për muzikën Bluz dhe ka qenë pjesmarës në albumin fitues të çmimit Grammy , të prodhuar nga B.B King dhe James Cotton. Në lidhje me albumin e titj të ri “Hellfire” ai thotë se ky emër përfaqëson më së miri përmbajtjen e albumit ku “interpretimi dhe këngët shkrihen me pasionin dhe energjinë”.

Bota e muzikës bluz ka kthyer vëmendjen ndaj publikimit të albumit “And still I Rise” të orkestrës Heritage Blues. Në këtë album këngëtarët Junior Mack e Bill Sims kanë përdorur elementë të bluzit urban, shpirtëror si dhe xhazit që kanë rrënjët e tyre në Jug, kryesisht përgjatë brigjeve të lumit Misisipi. Një nga pjesët që ka marrë më shumë vlerësime nga kritika është edhe ajo me titull “Catfish blues” që po e ndjekim tani.

XS
SM
MD
LG