Lidhje

SHBA: Incidenti në gadishullin korean shkelje e armëpushimit por jo prelud lufte

  • Dejvid Gollast

SHBA: Incidenti në gadishullin korean shkelje e armëpushimit por jo prelud lufte

SHBA: Incidenti në gadishullin korean shkelje e armëpushimit por jo prelud lufte

Shtetet e Bashkuara thanë dje se sulmet me artileri të Koresë së Veriut kundër një ishulli të Koresë së Jugut ishin të paramenduara dhe shkelje e marrëveshjes së vitit 1953 që i dha fund luftës së Koresë. Por zyrtarët amerikanë nuk besojnë se Pheniani po përgatitet për një fushatë të zgjeruar ushtarake. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, David Gollast na sjell hollësi nga Departamenti i Shtetit.

Zyrtarët amerikanë nuk po e minimizojnë seriozitetin e goditjes me artileri nga Koreja e Veriut, të cilën e quajtën provokim të rëndë dhe shkelje të qëllimshme të armëpushimit të luftës së Koresë. Por ata thonë se nuk kanë vërë re përgatitje për ndonjëkonflit kufitar nga Koreja e Veriut, por presin nga Kina të luajë një rol të rëndësishëm për t’i përmbajtur këto vende fqinje nga ndonjë konflikt.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, P.J. Krouli u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në veprime diplomatike me Kinën dhe vende të tjera pas të shtënave të artilerisë dhe synojnë ta ngrenë këtë çështje me Korenë e Veriut në kuadrin e marrëveshjes së armëpushimit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit hodhi poshtë pretendimin e Koresë së Veriut se veproi në vetmbrojtje pas manovrave me artileri të Koresë së Jugut. Ai tha se Koreja e Veriut qëlloi me artileri ishullin koreanojugor disa orë pasi manovrat e zakonëshme të Koresë së Jugut kishin përfunduar, akt ky qartazi i paramenduar, por nuk ka patur ndonjë shenjë për ndonjë lëvizje agresive në kufi nga ana e Veriut.

"Ne e shikojmë këtë si një akt të paramenduar. Pa i hyrë çështjeve të zbulimit, nuk shikojmë ndonjë përgatitje nga Koreja e Veriut për konfrontim ushtarak. Prandaj nuk kemi të bëjëm me ndonjë akt lufte. Kjo përbën shkelje të armëpushimit. Mes të tjerash, ne do të bisedojmë me zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut dhe do t’ua bëjmë të qartë se kjo është shkelje e marrëveshjes së armëpushimit”.

Zëdhënësi Krouli tha se përgjegjësia për krizën aktuale “bie krejtësisht” mbi Korenë e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara e kanë të qartë se Kina, megjithëse është aleati kryesor dhe vendi që i jep ndihmën më të madhe Koresë së Veriut, nuk mund t’i diktojë Phenianit. Megjithatë, ai tha se Pekini ka ndikim tek Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara presin që Kina të qartësojë se ku qendon faji dhe Pheniani nuk duhet lejuar të ndjehet i sigurt nga deklaratat deri tani të paqarta të Kinës për këtë çështje.

Të martën vonë, Presidenti Obama njoftoi për manovra të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut pas goditjes me artileri që do të përfshijnë dërgimin e aeroplanmbajtëses bërthamore Xhorxh Uashington në ujrat e Gadishullit Korean.

Kina i ka kundërshtuar më parë manovra të tilla, por zoti Krouli tha se ato i shërbejnë stabilitetit në gjithë rajonin, përfshirë edhe Kinën.

"Ne kemi një aleancë ushtarake me Korenë e Jugut dhe do të vazhdojmë atë që duhet në bashkëpunimin me Korenë e Jugut. Aleanca jonë me Korenë e Jugut i shërben stabilitetit dhe mbrojtjes, dhe shumë e shumë vende, përfshirë Kinën, përfitojnë nga aleanca jonë me Korenë e Jugut dhe vende të tjera në rajon”.

Zëdhënësi Krouli tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në konsultime diplomatike si për incidentin me artileri ashtu edhe për programin bërthamor të Koresë së Veriut. Zoti Krouli tha se janë zhvilluar kontakte paraprake në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por nuk duket se po kërkohet ndonjë sesion i jashtëzakonshëm i Këshillit.Crowley said there have been preliminary contacts in the U.N. Security Council, but there is no indication an emergency council session is being sought.

XS
SM
MD
LG