Lidhje

SHBA të vendosura që Kosova të njihet plotësisht nga komuniteti botëror dhe të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve kryesore ndërkombëtare

  • Departamenti Shtetit

SHBA të vendosura që Kosova të njihet plotësisht nga komuniteti botëror dhe të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve kryesore ndërkombëtare

SHBA të vendosura që Kosova të njihet plotësisht nga komuniteti botëror dhe të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve kryesore ndërkombëtare

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Tom Kantrimen, thotë se Shtetet e Bashkuara “janë të vendosura që Kosova të njihet plotësisht nga komuniteti botëror dhe të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve kryesore ndërkombëtare”.

Në intervistën që i dha kohët e fundit BBC-së, zoti Kantrimen tha “se në të njejtën kohë është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zgjerimin e shpejtë dhe mbresëlënës të institucioneve të saj qeveritare për t’i treguar komunitetit ndërkombëtar se është e aftë për një qeverisje të fortë dhe njëkohësisht e aftë edhe për të qënë ekonomikisht e qendrueshme, madje anëtare e Bashkimit Evropian në të ardhmen”.

Në një intervistë tjetër me Zërin e Amerikës, ndihmës sekretari i Shtetit, Kantrimen, iu përgjegj akuzave për veprimtari kriminale ndaj udhëheqjes së Kosovës nga Senatori zviceran, Dik Marti, në një raport për Këshillin e Evropës: “Ne e marrim këtë raport tepër seriozisht ... EULEX-i, Misioni i Bashkimit Evropian për Shtetin Ligjor në Kosovë, i ka hetuar edhe më parë akuza të tilla. Nëse raporti përmban të dhëna të reja, apo dëshmitarë të rinj, atëhere duhet t’ia japë edhe EULEX-it dhe autoriteteve të tjera kompetente që t’i hetojnë ato. Ne presim dhe mirëpresim fjalën e qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Tiranës, se ato do të bashkëpunojnë në procesin e hetimit të këtyre akuzave.

"Në përgjithësi, i gjithë qëllimi i këtyre hetimeve ka qënë përcaktimi i përgjegjësive individuale për krimet që kanë ndodhur. Ne nuk mund të mbajmë përgjegjës kolektivisht të gjithë serbët, të gjithë shqiptarët, apo të gjithë kroatët për veprimet e disave.

"Ne e kemi thënë vazhdimisht se nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vendosja e shtetit ligjor në rajonin e Evropës Juglindore”, tha ndihmës sekretari i Shtetit, Kantrimen, i cili më tej theksoi se “se duhen ndërmarrë veprime më të efektëshme nga qeveritë kombëtare në bashkëpunim me autoritetet lokale për të punuar për shtetin ligjor”.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të qendruar në Ballkan”, përfundoi ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tom Kantrimen. “Ne kemi qënë atje gjatë ditëve më të vështira dhe më të dhunshme të shpërbërjes së Jugsllavisë dhe jemi atje edhe sot për të dhënë një ndihmë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social”.

XS
SM
MD
LG