Lidhje

SHBA: Tea Party ndryshon fizionominë e fushatës zgjedhore

  • Kane Farabaugh

SHBA: Tea Party ndryshon fizionominë e fushatës zgjedhore

SHBA: Tea Party ndryshon fizionominë e fushatës zgjedhore

Në shumë gara politike në vend, ndikimi i të ashtëquajturës lëvizje Tea Party po ndryshon mënyrën se si kandidatët zhvillojnë fushatat e tyre para zgjedhjeve të nëntorit për kongres. Në shtetin Kentaki, kandidati i mbështetur nga Tea Party, republikani Rand Paul, ka të njëjktin nivel mbështetjeje në anketa me rivalin e tij demokrat Xhek Konuej.

Votuesit nga gjithë spektri politik tradicionalisht në një piknik për të takuar kandidatët të cilët përpiqen të fitojnë votat e tyre.

“Ky është shtet demokrat konservator dhe republikanët kanë arritur të marrin mbështetje vitet e fundit”, thotë Xhodi Uasmer, president i Dhomës Ouensboro të Tregëtisë, e cila sponsorizon piknikun.

Një nga këta republikanë është kandidati për senat Rand Pol i cili ka përdorur zemërimin e votuesve ndaj zgjerimin të kujdesit shëndetsor, si dhe paketat për shpëtimin e industrisë së makinave dhe asaj bankare. Ai gëzon mbështetjen e Tea Party në Kentaki, e cila kërkon taksa më të ulëta dhe qeveri më të vogël, gjë që kandidati Pol e mbështet.

“Mendoj se vendi rritet duke mënjanuar qeverinë. Qeveria nuk është zgjidhja; qeveria duhet të qëndrojë mënjanë dhe të lërë biznesin privat të lulëzojë. Biznesi dhe industria private janë zgjidhja”, thotë zoti Pol.

Fitorja në votimet parazgjedhore në maj, e nxitur nga mbështetja e ish guvernatores së Alaskës Sara Pejlin, e fuqizoi pushtetin e lëvizjes Tea Party.

Në të gjithë vendin, kandidatët e mbështetur nga Tea Party si Kristin O’Donell në Delauer, Xho Miler në Alaskë, dhe Sheron Igëll në Nevada, kanë fituar epërsi ndaj kandidatëve të tjerë republikanë.

Por tani, fitoret e tyre kanë ngritur pyetjen nëse ata tërheqin një bazë më të gjerë votuesish në zgjedhjet e përgjithshme.

DOUG SCHOEN, AUTHOR “MAD AS SHELL”

“Lëvizja Tea Party kundërshton tani jo vetëm demokratët, por edhe republikanët”, thotë Daglas Shoen, i cili bashkë me Skot Rasmusen ka shkruar librin “Zemërim i papërmbajtur: Si po e ndryshon Lëvizja Tea Party sistemin dy-partiak.” Ata mendojnë se ndikimi i Tea Party do të ndjehet në zgjedhjet e nëntorit.

“Mendoj se fitorja në nëntor do të jetë e madhe dhe do të ndikohet nga Tea Party. Një lëvizje e tillë as që mendohej para dy vjetëve kur fitoi presidenti Obama. As që imagjinohej që një lëvizje e tillë do të krijohej dhe do të kishte një ndikim të tillë”, shton ai.

Në garën për senat në Kentaki, Rand Pol është baraz me rivalin e tij demokrat Xhek Konuei, sipas anketës së 10 shtatorit zhvilluar nga rrjeti CNN dhe revista Time.

Pavarësisht se zoti Konuei nuk mori pjesë në piknik, përkrahësit e tij e prezantuan zotin Pol si kandidat të papërshtatshëm për të përfaqësuar elektoratin e Kentakit.

Por Xhodi Uasner mendon se mbështetja e zotit Pol për biznesin dhe kundërshtimi i tij ndaj një ligji për burime efikase energjie, mund t’i japin atij përparësi në nëntor.

“Ky është vend qymyrguri, dhe uzinat tona punojnë me këtë lëndë. Bizneset që punojnë në këtë fushë nuk duan që shpenzimet e tyre të rriten.”

Xhek Konuei dhe Rand Pol kanë rënë dakort të zhvillojnë tre debate gjatë tetorit, që do t’u japin kandidatëve rastin për të bindur votuesit para zgjedhjeve të përgjithshme të 2 nëntorit.

XS
SM
MD
LG