Lidhje

SHBA tërheqin ambasadorin nga Siria

  • Zëri Amerikës

SHBA tërheqin ambasadorin nga Siria

SHBA tërheqin ambasadorin nga Siria

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr ambasadorin e tyre në Siri, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij personale. Zyrtarët amerikanë thanë sot se ambasadori Robert Ford është larguar nga Siria këto ditë.

Ambasadori Ford i kishte zemëruar autoritetet siriane, ngaqë fliste hapur kundër masave shtypëse të qeverisë ndaj protestuesve që kërkojnë largimin nga pushtetit të Presidentit Bashar Al Asad. Në muajin korrik, qeveria lëshoi një urdhër, përmes të cili i kufizonte lëvizjet e ambasadorëve të huaj, pasi ambasadori Ford dhe ai francez vizituan qytetin Hama, qendër e demonstratave antiqeveritare, për të shprehur solidaritetin e tyre me banorët e qytetit.

Muajin e kaluar, një grup njerëzish të zemëruar u konfronuatn me ambasadorin Ford, ndërsa ai përgatitej të takohej me figurat kryesore të opozitës në Damask. Kombet e Bashkuara thonë se masat shtypëse të vazhdueshme të presidentit Assad ndaj protestuesve kanë vrarë 3 mijë persona në Siri.

Qeveria thotë se bandat terroriste kanë vrarë qindra pjesëtarë të personelit të sigurisë gjatë trazirave.

XS
SM
MD
LG