Lidhje

Klinton për luftën kundër terrorizmit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton thotë se kërcënimi terrorist në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme kërkon një bashkërendim më të mirë ndërkombëtar të shërbimeve të zbulimit dhe forcave të rendit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Departamentin e Shtetit, Scott Stearns njofton nga Stambolli, ku Sekretarja Clinton ndihmoi për hapjen e një konference ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Sekretarja Clinton thotë se bërthama e al-Kaidës, e cila kreu sulmet e 2001-shit në Shtetet e Bashkuara mund të jetë në rrugën e mposhtjes, por një rrezik "urgjent dhe i pamohueshëm" ende ekziston, ndërsa terroristët përhapen gjithnjë e më shumë në botë.

"Terroristët kontrollojnë tani territore në Mali, Somali dhe në Jemen. Ata po kryejnë sulme të shpeshta dhe destabilizuese në Nigeri dhe në Magreb. Këtu në Turqi, Partia e Punëtorëve Kurdistanas vazhdon fushatën e saj të gjatë të terrorit dhe dhunës, e cila ka shkaktuar vdekjen e dhjetra mijëra njerzve".

Në një konfrerencë globale mbi terrorizmin, Sekretarja Clinton bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, duke integruar si fuqinë ushtarake edhe atë civile dhe duke përdorur shërbimet e zbulimit, forcat e rendit, diplomacinë, ndihmat e zhvillimit dhe ato humanitare për të konfrontuar këtë kërcënim.

"Për të mposhtur një rrjet terrorist, ne duhet të bëjmë më shumë se sa eliminimin e terroristëve nga fushëbeteja. Ne duhet gjithashtu të sulmojnë financat e tyre, rekrutimin dhe strehat e sigurta. Ne duhet të konfrontojmë ideologjinë dhe të sulmojmë aftësitë e tyre tërheqëse, veçanërisht te të rinjtë. Ne duhet të përmirësojmë kushtet për grate, sepse siguria e tyre është një barometer për sigurinë e shoqërive. Madje ne duhet të ndihmojnë në ndërtimin e aftësive të vendeve që kanë vullnetin politik për të konfrontuar këtë kërcënim".

Zonja Clinton tha se protestat popullore në mbarë Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme po i japin, siç u shpreh ajo, "një goditje të rëndë ideologjisë ekstreme", ndërsa qytetarët kërkojnë qeveri më të përgjegjshme dhe mundësi më të shumta ekonomike, pa retorikat e urrejtjes dhe të shkatërrimit që al-Kaida pretendon se është e vetjma mënyrë për të sjellë ndryshime.

Kur është fjala për kundërterrorizmin, Sekretarja Clinton thotë se është një politikë dritëshkurtër dhe e gabuar që të justifikohet tortura dhe abuzimi në emër të sigurisë për qytetarët, sepse shkeljet e të drejtave të njeriut minojnë sundimin e ligjit dhe ushqejnë rdikalizmin.

Ajo e pranon se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë në drejtim të asaj që zonja Clinton e quan "besimin e gabuar se Amerika e përdor fuqinë e saj pa u menduar mirë".

Administrata Bush u kritikua shumë lidhur me të ashtuquajturat "teknika të avancuara hetimi" në luftën kundër terrorizmin, përfshirë edhe përdorimin e mbytjes së simuluar me ujë dhe dorëzimin e terroristëve të dyshuar vendeve të treta. Ndërkohë Pakistani dhe Afganistani janë ankuar për një kohë të gjatë rreth vdekjeve civile nga sulmet e avionëve pa pilot.

Zonja Clinton tha se Washingtoni do të ruajë të drejtën e tij për të përdorur forcën kundër grupeve si al-Kaida që kanë sulmuar dhe kërcënojnë të sulmojnë. Por ajo theksoi se Presidenti Barack Obama e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë ligjet përkatëse, përfshirë edhe ligjin e luftës, dhe siç u shpreh Sekretarja e Shtetit, "do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar precizion dhe për të shmangur humbjen e jetës së njerzve të pafajshëm".

Trego komentet

XS
SM
MD
LG