Lidhje

SHBA, thirrje Kinës të lirojë fituesin e çmimit Nobel të paqes

  • Zëri Amerikës

SHBA, thirrje Kinës të lirojë fituesin e çmimit Nobel të paqes

SHBA, thirrje Kinës të lirojë fituesin e çmimit Nobel të paqes

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder i bëri thirrje Kinës që të lirojë fituesin e çmimit Nobel të paqes, Liu Xiaobo.

Gjatë vizitës sot në Hong Kong, zoti Holder tha se qeveria amerikane mendon se çmimi për zotin Liu është më se i merituar, madje i bëri thirrje Pekinit që të zbatojë detyrimet e tij ndërkombëtare përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.

Megjithatë, Prokurori i Përgjithshëm Holder tha se nuk ka të ngjarë që ta përmendë mbajtjen nën arrest të nobelistit Liu kur të takohet këtë javë me zyrtarë të lartë për të diskutuar rreth grabitjes së pronësisë intelektuale. Kina është burimi numër një i prodhimeve të fallsifikuara, që i eksporton në Shtetet e Bashkuara.

Pekini reagoi me zemërim ndaj vendimit për t’i dhënë çmimin Nobel të Paqes zotit Liu, i cili po vuan një dënim me 11 vjet burg, nën akuzat për veprimtari armiqësore. Ai është bashkautor dhe njëkohësisht nënshkrues i një manifesti, që bën thirrje për reforma politike në Kinë.

XS
SM
MD
LG