Lidhje

Uashingtoni, thirrje Egjiptit për reforma


Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje presidentit të zgjedhur të Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi që të ndërmarrë reforma për ta bërë qeverinë përgjegjëse dhe transparente, duke mbrojtur njëkohësisht “të drejtat universale të gjithë egjiptianëve”.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë sot, thuhet se Presidenti Barack Obama ka në plan që të bisedojë me Sissin në ditët e ardhshme, pas një njoftimi zyrtar sipas së cilit, shefi i ushtrisë fitoi 97 për qind të votave në zgjedhjet e javës së kaluar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve llogariti se 47 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, morën pjesë në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG