Lidhje

SHBA thirrje presidentit të Sirisë të japë dorëheqjen

  • Zëri Amerikës

SHBA thirrje presidentit të Sirisë të japë dorëheqjen

SHBA thirrje presidentit të Sirisë të japë dorëheqjen

Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad të japë dorëheqjen menjëherë, pas njoftimit për vrasjen me atentat të një udhëheqësi të rëndësishëm të opozitës.

Në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë dënohet ashpër vrasja dje e Mashal Tamos, zëdhënës i Partisë për të Ardhmen Kurde, dhe anëtar i koalicionit të sapoformuar të opozitës siriane. Aktivistët thanë se persona me maska dhe të armatosur e vranë atë në shtëpinë e tij në qytetin verior Qamishli.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se zoti Assad duhet të largohet nga pushteti para se “vendi të shkasë më tej në një rrugë të rrezikëshme”.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se sulmet demonstrojnë përpjekjet më të fundit të regjimit sirian për të shtypur opozitën paqësore në Siri, kur mijëra protestues kërkojnë largimin nga pushteti të Presidentit Bashar al-Asad.

Udhëheqësi i opozitës ishte mes tetë personave që dyshohen se u vranë dje në Siri nga forcat e sigurimit.

Më parë, Presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev tha se zoti Asad duhet të zbatojë reforma ose të dorëhiqet. Por ai shtoi se Rusia kundërshton përpjekjet e huaja për ta larguar zotin Asad nga pushteti.

XS
SM
MD
LG