Lidhje

SHBA: Tornado të fuqishme godasin pjesën qëndrore të vendit

  • Zëri Amerikës

Dhjetëra tornado kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara sot, duke lënë të paktën 5 të vdekur në Oklahoma.

Zyrtarët në Oklahoma thonë se tornadoja vdekjeprurëse goditi qytetin Woodward. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme pati njoftime për rreth 60 tornado në Kansas, Ajova, Nebraska he Oklahoma.

Tornadot rrëzuan shtylla elektrike dhe dëmtuan banesa e ndërtesa biznesi.

Megjithë paralajmërimet e Shërbimit Kombëtar të Motit, shumë komunitete u gjetën të papërgatitura për këtë goditje. Pritet që tornadot të vazhdojnë sot në zonat të Teksasit e në Arkansa, ndërkohë që fronti atmosferik lëviz drejt veriut.

XS
SM
MD
LG