Lidhje

SHBA, thirrje qeverive arabe t’u përgjigjen kërkesave popullore

  • Majkëll Bouman

SHBA, thirrje qeverive arabe t’u përgjigjen kërkesave popullore

SHBA, thirrje qeverive arabe t’u përgjigjen kërkesave popullore

Administrata Obama thotë se qeveritë në mbarë Lindjen e Mesme duhet të udhëheqin drejt reformave që kërkohen nga demonstruesit në Libi, Bahrein dhe gjetkë. Me rritjen e numrit të të vrarëve në Libi, ku forcat e sigurimit kanë hapur zjarr ndaj protestuesve dhe me vazhdimin e demonstratave Bahrein dhe Jemen, Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje qeverive të vendeve arable t’u përgjigjen thirrjeve për ndryshime, në vend që t’i shtypin ato. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rajs, ishte e ftuar në programin Meet the Press, të kanalit televiziv NBC.

"Ne po e inkurajojmë Bahreinin dhe qeveri të tjera në rajon të pranojnë dhe të veprojnë në bazë të dëshirës së popujve të tyre për ndryshime dhe reforma. Kërkesat e popujve duhet të respektohen dhe qeveritë duhet të udhëheqin në këtë drejtim”.

Ambasadorja Rajs iu shmang parashikimeve për rezultatin e lëvizjeve për reforma që kanë përfshirë Lindjen e Mesme, por tha se status kuoja në shumë vende nuk mund të vazhdojë.

"Duhet të ketë një proces reformash. Kushte të caktuara sjellin destabilitet, si shpërthimi rinor, shkalla e papunësisë, mungesa e hapjes politike. Ne kemi ushtruar presion publikisht dhe privatisht për ato ndryshime që janë të nevojshme”.

Diplomatja amerikane theksoi se Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur në të njejtën mënyrë demonstratave në Egjipt, Bahrein dhe në vende të tjera, duke hedhur kështu poshtë sugjerimet se qendrimi amerikan nuk ka qënë i njejtë ndaj demonstratave në vende të ndyshme.

"Mesazhi amerikan është i njejtë: jo dhunë. Respektoni të drejtat universale të popullit për t’u grumbulluar, për të protestuar, për të folur.për të formuar organizata politike dhe ecni përpara me reforma”.

Në një intervistë për programin This Week të kanalit televiziv ABC, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë lirinë dhe demokracinë në gjithë botën, por tha se ndryshimet e menjëherëshme mund të jenë të rrezikshme dhe mund të sjellin rezultate të paparashikuara.

"Amerikanët favorizojnë të drejtat e njeriut, lirinë dhe demokracinë. Ne e dimë këtë, përdundimisht, përparimi më i madh për njerëzit realizohet kur individët fuqizohen, kur qeveritë e tyre u përgjegjen kërkesave të popullit. Kjo është cfarë ne duam të shohim. Në të njejtën kohë, ne e kemi të qartë se ky proces mund të rëmbehet nga elementë si nga brenda ashtu edhe jashtë këtyre vendeve”.

Sekretarja Klinton solli si shembull revolucionin iranian të fundit të viteve 70-të, ku populli përmbysi teokratik totalitar. Ajo tha se qëllimi nuk është vetëm mbajtja e zgjedhjeve për zëvendësimin e një regjimi autokratik nga një tjetër, por që proceset demokratike të hedhin rrënjë dhe të rezultojnë në qeveri me të vërtetë përfaqësuese të popullit.

XS
SM
MD
LG