Lidhje

SHBA: Uiner jep dorëheqjen si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve

  • Zëri Amerikës

SHBA: Uiner jep dorëheqjen si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve

SHBA: Uiner jep dorëheqjen si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve

Ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Antoni Uiner dha dorëheqjen si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve pas përfshirjes së tij në një skandal seksi në internet.

Uiner ka pranuar se gjatë tre viteve të fundit ka shkëmbyer fotografi dhe mesazhe me përmbajtje të hapur seksuale me gjashtë gra.

Të hënën, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një leje dy-javore për zotin Uiner në mënyrë që ai të mund të kërkonte ndihmë profesionale.

Rasti i tij u bë publik në fund të muajit të kaluar, kur një foto me përmbajtje seksuale dërguar një studenteje u gjet në llogarinë e tij në Twitter.

Fillimisht Uiner tha se dikush kishte hyrë në llogarinë e tij, por një javë më pas, kongresmeni 46-vjeçar mbajti një konferencë shtypi, ku pranoi se fotografia ishte e tija dhe se dërguesi ishte ai.

Uiner kërkoi falje për gënjeshtër, por nuk i pranoi thirrjet e shumta për të dhënë dorëheqjen. Edhe Presidenti Barak Obama tha se do të kishte dhënë dorëheqjen po të ishte në vendin e tij.

XS
SM
MD
LG