Lidhje

SHBA: Dhuna po rrezikon armëpushimin në Ukrainën lindore


Zyrtarët në qytetin ukrainas të Donetskut thonë se bombardimet kanë vrarë gjashtë njerëz dhe kanë plagosur 15 të tjerë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara thonë se armëpushimi mes qeverisë së Kievit dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia po "rrezikohet gjithnjë e më shumë".

Bombardime dhe të shtëna u dëgjuan rreth aeroportit të qytetit. Vëzhguesit e armëpushimit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thonë se predhat ranë rreth 200 metra larg tyre ndërkohë që ata po inspektonin një treg në Donetsk.

Zyrtarët ukrainas dhe separatistët pro-rusë fajësojnë njëri-tjetrin për dhunën.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf tha të hënën se armëpushimi në Ukrainë lindore është ende duke u respektuar, por ai po rrezikohet gjithnjë e më shumë. Ajo dënoi bombardimet dhe i bëri thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

Kremlini thotë se presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë biseduar me telefon të hënën dhe diskutuan mbi nevojën që të dyja palët të respektojnë armëpushimin.

XS
SM
MD
LG