Lidhje

SHBA, ulen shqetësimet në lidhje me tregun e punës

  • Zëri Amerikës

Kërkesat për ndihmë sociale të personave të papunë ranë ndjeshëm javën e kaluar, gjë që mund të ndikojë në uljen e shqetësimeve në lidhje me tregun e punës në ekonominë më të madhe të botës.

Departamenti amerikan i Punës njoftoi se 365 mijë persona që kanë humbur vendet e punës kanë bërë kërkesë për ndihmë sociale, ose 27 mijë më pak se javën e kaluar. Kjo ishte rënia më e madhe javore në për aplikimet fillestare për asistencë social në në gati një vit.

Kërkesat për asistencë sociale kanë shënuar rritje në javët e fundit duke ngritur frikën se punëdhënësit pushonin njerëzit nga dhe se punësimi i personave tjerë po ngadalësohej.

Ky raport javor vjenë një ditë para raportit të rëndësishëm mujor të qeverisë mbi normën e papunësisë në nivel kombëtar për muajin prill dhe numrin e vendeve të reja të punës që ka shtuar ekonomia amerikane.

XS
SM
MD
LG