Lidhje

Tërmeti në Japoni, ushtria amerikane ofron ndihmë


Forca ushtarake amerikane janë angazhuar në ndihmë të përpjekjeve të shpëtimit në Japoni pas tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje për operacionet e transportit të viktimave me rrugë ajrore.

Kryeministri japonez Shinzo Abe e ngriti në 25 mijë vetë numrin e ushtarëve nga Forcat e Vetëmbrojtjes të angazhuara në operacionet e shpëtimit në ishullin Kyushu.

Operacionet kanë hasur në vështirësi nga moti i keq, ndërkohë që dhjetëra vetë mendohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave. Vendi vazhdon të ndjejë pasgoditje nga aktiviteti sizmik,

Të paktën 41 vetë gjetën vdekjen, 11 figurojnë të zhdukur dhe mendohet se janë vrarë nga rrëshqitja e dheut, ose janë bllokuar nën rrënoja. Mbi 800 të tjerë u lënduan nga dëmet që shkaktuan tërmetet e njëpasnjëshme të regjistruara që të enjten.

XS
SM
MD
LG