Lidhje

SHBA: Vazhduan edhe sot përpjekjet për ngritjen e tavanit të borxhit

  • Zëri Amerikës

SHBA: Vazhduan edhe sot përpjekjet për ngritjen e tavanit të borxhit

SHBA: Vazhduan edhe sot përpjekjet për ngritjen e tavanit të borxhit

Në Shtetet e Bashkuara, negociatorët nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi vazhduan sot përpjekjet për të arritur marrëveshje në mënyrë që qeveria të jetë në gjendje të paguajë interesin e borxhit.

Pesë ditë bisedime që përfshinë Presidenti Barak Obama dhe udhëheqësit republikanë të Kongresit e që përfunduan të enjten, nuk arritën rezultat.

Ekspertët thonë se Kongresi duhet të rrisë tavanin e borxhit prej 14,3 trilion dollarësh deri në datën 2 gusht përndryshe qeveria nuk do të ketë më para.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se kjo do të kishte pasoja serioze si për ekonominë amerikane ashtu edhe për tregjet globale financiare. Drejtori i Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, Jack Lew u tha sot gazetarëve se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje.

XS
SM
MD
LG