Lidhje

SHBA: Vdes aktorja Xhejn Rasëll

  • Zëri Amerikës

SHBA: Vdes aktorja Xhejn Rasëll

SHBA: Vdes aktorja Xhejn Rasëll

Në Kaliforni, vdiq në moshën 89-vjeçare aktorja amerikane Xhejn Rasëll, e cila u bë e njohur në Hollivud për filmin e vitit 1943 “The Outlaw”.

Russell më vonë luajti me Bob Hope në filmin e vitit 1948 “The Paleface

Të afërmit e aktores thanë se ajo vdiq dje në shtëpinë e saj si pasojë e problemeve në sistemin e frymëmarrjes.

Rasëll fitoi famë të menjëhershme kur miliarderi Hauërd Hjuz e mori atë të luajë në filmin “The Outlaw”, që ishte edhe i pari për të.

Megjithëse kritikët nuk e vlerësuan pozitivisht filmin, ai u bë shkak që Xhejn Rasëll të fitonte famë si një simbol seksi dhe të niste kështu karrierën e saj të suksesit.

XS
SM
MD
LG