Lidhje

SHBA, veto në Këshillin e Sigurimit për rezolutën ndaj Izraelit

  • Zëri Amerikës

SHBA, veto në Këshillin e Sigurimit për rezolutën ndaj Izraelit

SHBA, veto në Këshillin e Sigurimit për rezolutën ndaj Izraelit

Shtetet e Bashkuara përdorën të drejtën e vetos për bllokimin e një rezolute në Kombet e Bashkuara, e cila dënon ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.

SHBA ishin i vetmi vend në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh që votoi kundra rezolutës. Ato janë një nga 5 vendet me drejtë vetoje në Këshill.

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, tha se veto nuk do të thotë se Amerika e mbështet ndërtimin e vendbanimeve izraelite.

Më tepër se 120 vende e mbështetën dokumentin që bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të aktivitetit të ndërtimit të vendbanimeve në territorin palestinez.

XS
SM
MD
LG