Lidhje

SHBA: Qeveria e qarkut Xheferson, në Alabama dorëzon dokumentet e falimentimit

  • Zëri Amerikës

SHBA: Qeveria e qarkut Xheferson, në Alabama dorëzon dokumentet e falimentimit

SHBA: Qeveria e qarkut Xheferson, në Alabama dorëzon dokumentet e falimentimit

Një qeveri lokale e Shteteve të Bashkuara ka dorëzuar dokumentet e falimentimit, më i madhi në historinë amerikane për një bashki, ngaqë nuk është në gjendje të paguajë një borxh prej 3 miliardë dollarësh për ndërtimin e një sistemi kanalizimi.

Qeveria lokale e qarkut Xheferson, në shtetin e Alabamës, u përpoq për tre vjet të negociojë një plan ripagimi për borxhin dhe pas bisedimeve kreditorët ranë dakord ta pakësojnë sasinë e borxhit të bashkisë. Por qeveria lokale tha dje se nuk mund të presë për hollësitë e ndërlikuara dhe i dorëzoi dokumentet e falimentimit.

Falimentimi i qeverive lokale është një rast i rrallë në Shtetet e Bashkuara, por jo i pamundur. Muajt e fundit ka patur disa raste kur bashkitë kanë dorëzuar dokumentet e falimentimit, në kushtet kur ekonomia amerikane e dobësuar ka eliminuar të ardhurat nga taksat për qeveritë lokale, duke ua vështirësuar atyre pagimin e borxhit.

XS
SM
MD
LG