Lidhje

SHBA: Zgjedhjet paraprake në New Hampshire, dy debate brënda 12 orësh

  • Zëri Amerikës

SHBA: Zgjedhjet paraprake në New Hampshire, dy debate brënda 12 orësh

SHBA: Zgjedhjet paraprake në New Hampshire, dy debate brënda 12 orësh

Dy ditë para zgjedhjeve të para paraprake të garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, gjashtë republikanët që synojnë të sigurojnë emërimin e partisë së tyre, u përballën me njëri-tjetrin sot në mëngjes në debatin e dytë që nga dita e djeshme.

Ish-guvernatori i Masaçusetsit e përdori debatin e sotëm për t’u mbrojtur nga kritikat e ashpra që i bënë rivalët e tij.

Ai bëri thirrje për shkurtimin e shpenzimeve nga ana e qeverisë dhe jo rritje taksash siç po kërkon presidenti Barak Obama.

Ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich dhe ish-senatori Rick Santorum e kritikuan zotin Romney në lidhje me karrierën e tij të mëparshme si drejtues i një firme investimesh.

Zoti Gingrich dhe zoti Santorum kanë një platformë zgjedhore më konservatore sesa zoti Romney.

Rezultatet e votimeve paraprake në New Hampshire, ku anketat tregojnë se zoti Romney kryeson, konsiderohen një tregues i rëndësishëm për shanset e kandidatit që do të sigurojë emërimin republikan.

XS
SM
MD
LG