Lidhje

Anketat: Trump në rënie?


Sondazhet e reja politike në SHBA tregojnë se mbështetja për kandidatin republikan për president Donald Trump mund të jetë në rënie, ndërkohë që sot votohet për zgjedhjet paraprake në katër shtete të tjera.

Një anketë e re e gazetës Washington Post dhe rrjetit ABC News tregon se 34 për qind e republikanëve ende favorizojnë manjatin miliarder, në krahasim me 25 për qind që janë për senatorin e Texasit Ted Cruz, dhe 18 për qind për senatorin e Floridës Marco Rubio si dhe 13 për qind për Guvernatorin e Ohios, John Kasich.

Kjo shënon një ngushtim të diferencës për kandidatin Trump krahasuar me sondazhet e mëparshme të kryera nga kjo gazetë dhe nga televizioni ABC News.

Gara më e rëndësishme sot është në Michigan, i cili ka 59 delegatë. Kandidatët do të fitojnë një pjesë të këtyre delegatëve bazuar në rezultatin e votimit. Po ashtu edhe në Misisipi, Idaho dhe Hawaii, që kanë 91 delegatë gjithsej.

Miliarderi Trump ka 82 delegatë më shumë se sa senatori i Texasit Ted Cruz. Senatori i Floridas Marco Rubio dhe guvernatori i Ohios John Kasich janë shumë më prapa.

Demokratët do të kenë sot gara vetëm në Michigan dhe Misisipi, ku ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ka epërsi ndaj rivalit Bernie Sanders.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG