Lidhje

SHBA: Ecuria e garës presidenciale 6 muaj para zgjedhjeve


Shumë analistë thonë se ekonomia është çështja kryesore në fushatën presidenciale të këtij viti.

Më pak se 6 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, anketat e reja tregojnë për një garë të ngushtë mes presidentit Obama dhe kandidatët të pritshëm të tij republikan, ish guvernatorit të Masaçusetsit Mitt Romney.

Dyluftimi verbal intensiv mes fushatave të zotit Obama dhe zotit Romney ka nisur relativisht herët dhe analistët politikë parashikojnë një fushatë të gjatë e kryesisht negative mes tyre që nga periudha e tanishme dhe deri në nëntor. Frank Newport është anketues me një prej monituoruesve më të respektuar të opinionit publik amerikan, organizatës Gallup.

“Duke i hedhur një vështrim garës së deritanishme kupton që është një garë shumë e ngushtë. Nëse do t’i pyesnim amerikanët se nëse do të votonit sot për kë mund të votonit, kryesisht gara do të ishte rreth 46 % për secilin.”

Nëse parashikimet janë të vërteta, gara e vitit 2012 do të jetë e ngjashme me zgjedhje të tjera presidenciale, si ato të vitit 2000, apo 2004. Shumë analistë thonë se ekonomia është çështja kryesore në fushatën e këtij viti dhe ata thonë se pyetja kyçe është nëse votuesit kanë besim të mjaftueshën tek zoti Obama, për ta vlerësuar atë me një tjetër mandat 4 vjeçar në detyrë, në vend që të zgjedhin zotin Romney.

Zoti Romey është pranë sigurimit të 1,144 delegatëve që ai ka nevojë të ketë për kandidimin presidencial republikan dhe e ka përqëndruar fushatën e tij në mënyrën se si zoti Obama ka menaxhuar ekonominë.
Romney

“Ai ka shpenzuar më shumë dhe ka marrë borxhe më shumë. Ka ardhur koha për një president, një udhëheqës i cili të udhëheqë me të vërtetë. Unë do t’ju drejtoj për të dalë nga ky borxh dhe nga ky ferr shpenzimesh”.

Mbas një fitoreje relativisht të lehtë 4 vite më parë, presidenti po i paralajmëron mbështetësit demokratë që të presin një garë më të ngushtë këtë vit.

“Do të kem nevojë për të gjithë ju. Kjo do të jetë një garë e fortë. Askush nuk duhet ta marrë lehtë”.

Sondazhet tregojnë se votuesit pëlqejnë si personalitet më shumë zotin Obama se sa zotin Romney, por shumë anketues i venë në dukje këtij të fundit një avantazh të lehtë për menaxhimin e ekonomisë. Thomas Mann, specialist i politikës në Instituin Brookings, thotë se përshtypja publike për ekonominë do të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e nëntorit.

Si në vitin 2004, në garën mes presidentit George Bush dhe demokratit John Kerry, të dy kandidatët këtë vit do të mbështeten tek bazat e tyre elektorale . Por garat e ngushta zakonisht përcaktohen nga votuesit e pavarur, të cilët nuk kanë besnikëri të madhe ndaj partive përkatëse dhe janë të lëkundur në votën e tyre ndaj të dy partive.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG