Lidhje

Vëmendja tek gjendja fizike e kandidatëve presidencialë


Tani që nga zgjedhjet presidenciale mbeten vetëm dy muaj, çështja e shëndetit të zonjës Clinton me sa duket do të vazhdojë të jetë temë debati.

Debatin pritet ta nxisë rivali i saj republikan, Donald Trump, i cili ka thënë se zonjës Clinton i mungon energjia e nevojshme për të qenë presidente.

Zoti Trump i tha televizionit Fox News se shpreson që zonja Clinton të ketë një shërim të shpejtë. Ai tha se ka në plan të publikoj rezultatet e një ekzaminimi fizik që ka patur gjatë javës së kaluar me "shifra shumë konkrete".

"Shpresoj të shërohet shpejt, të vazhdojë fushatën dhe të shihemi në debate", tha zoti Trump, duke iu referuar debatit të parë të planifikuar për në 26 shtator.

Zonja Clinton, 68 vjeç, dhe zoti Trump, 70 vjeç, janë mes kandidatëve më të moshuar që garojnë për presidencën amerikane. Deri tani ata nuk kanë publikuar raporte të hollësishme mbi shëndetin e tyre, megjithëse zonja Clinton ka dhënë më shumë informacione sesa zoti Trump.

Disa analistë politikë po kërkojnë tani që të dy kandidatët të publikojnë informacione më të hollësishme mbi shëndetin e tyre gjatë viteve.

XS
SM
MD
LG