Lidhje

SHBA zgjeron listën e shkelësve të ligjit të trafikut njerëzor

  • David Gollust

SHBA zgjeron listën e shkelësve të ligjit të trafikut njerëzor

SHBA zgjeron listën e shkelësve të ligjit të trafikut njerëzor

Shtetet e Bashkuara përfshin të henën pesë vende evropiane në listën e trafikut njerëzor, duke thënë se ato dështuan të shtojnë përpjekjet për të luftuar prostuticionin dhe punën e detyruar. Bjellorusia, Estonia, Rusia, Qipro dhe Malta janë futur në listën e monitorimit të këtij viti të përfshirë në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për trafikun njerëzor. Raporti thotë se në Rusi, e cila përfshihet në listë për vitin e tetë rrjesht, rreth një milion njerëz janë të ekspozuar ndaj kushteve të shfrytëzimit të punës. Aty përfshihet mbajtja e dokumenteve, mospagesa për punën, abuzimi fizik ose kushte tejet të rënda jetese. Në raport thuhet se sipas njoftimeve, koreanoveriorët kanë qënë subjekt i kushteve të punës së detyruar në lindjen e largët ruse dhe se Departamenti i Shtetit vazhdon të marrë raporte për gra ruse të detyruara në prostucion jashtë vendit. Raporti e përshkruan Bjellorusinë si burim, destinacion dhe vend traziti për gra, burra dhe fëmijë subjekt i trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Raporti i publikuar të henën ka shtuar në mënyrë të ndjeshme numrin e vendeve që thuhet se kanë dështuar të plotësojnë standardet minimale ndërkombëtare për të luftuar trafikun njerëzor. Libani, Venezuela dhe disa shtete afrikane janë mes vendeve të renditura në shkallën e fundit në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për trafikun njerëzor.

Zyrtarët në Washington thonë se pavarësisht vetëdijes së madhe të problemit, trafikimi njerëzor në botë vazhdon të rritet, i shtyrë pjesërisht nga përdorimi i internetit për të joshur njerëzit drejt skllavërisë seksuale dhe punës me kontrata.

Si pasojë, Shtetet e Bashkuara zgjeruan listën nga 13 në 23 të vendeve që i përkasin shtresës së tretë, vende këto që shihen se nuk po bëjnë përpjekje të dukshme për të trajtuar problemin dhe mund të bëhen objekt i sanksioneve amerikane.

Gjatë takimit për publikimin e raportit që mbulon 184 vende dhe territore, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se rreth 27 milion njerëz mund të jenë duke jetuar në skllavëri. Ajo tha se megjithëse shumë vende kanë ligje anti-trafikimit, zbatimi i ligjit mungon.

“Numri i dënimit të këtij akti në shkallë botërore ka mbetur pothuajse i palëvizur. Kështu që masa e suksesit nuk mund të matet nga miratimi i ligjeve të një vendi. Miratime të tilla janë bërë shumë gjatë 10 viteve të fundit. Tani duhet të sigurohemi se ligjet zbatohen dhe se vendet po përdorin mjetet e hartura për këtë punë.”

Raporti i 11 i lëshuar nga Departamenti i Shtetit nën ligjin për anti-trafikimin të miratuar nga Kongresi amerikan në vitin 2000, radhit disa vende shkelëse kronike të drejtave të njeriut si vende të shtresës së tretë, përfshi Birmaninë, Kubën, Iranin, Korenë e Veriut dhe Zimbabven.

Vendet e Gjirit Persik, aleate të Shteteve të Bashkuara, dhe Arabia Saudite vazhdojnë të mbeten në shtresën e tretë sëbashku me gjashtë vende afrikane që hynë në këtë shtresë për herë të parë, Libani, Turkmenistani, Venezuela dhe Mikronezia.

Prej 13 vendeve të radhitura në këtë shkallë vitin e kaluar, vetëm Republika Domenikane ka dalë nga kjo shkallë në vitin 2011 si rezultat i përparimeve kundër trafikimit.

Dënimi i vetëm i autorizuar në bazë të ligjit amerikan është ndërprerja e ndihmave jo-humanitare çfarë është bërë në masë. Zonja Clinton tha se synimi i vlerësimit është të nxisë vende që të reagojnë.

“Raporti në vetvete është një mjet dhe ajo për të cilën jemi më të interesuar është puna me vendet në mbarë botën dhe nivelet e qeverisë tonë për të arritur rezultare. Dhjetëvjeçari i arritjes së synimit varet nga ne.”

Me këmbenguljen e zonjës Clinton, raporti vlerëson për të dytin vit rrjesht trafikun njerëzor në Shtetet e Bashkuara. Sikurse shumica e ekonomive të avancuara, Amerika është vënë në shkallën e parë me ligje të fektshme dhe përpjekje të organeve të rendit.

Por raporti thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten një vend burimi, tranziti dhe destinacion për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen punës së detyruar, skllavërisë përmes borxheve dhe trafikut seksual.

Në raport thuhet se trafikantët shfrytëzojnë programet amerikane të vizave që lejojnë punonjësit e përkohëshëm të hyjnë në Amerikë gjoja për të punuar në ferma dhe industrinë turistike.

Madje, Departamenti i Shtetit nderoi 10 aktivistë nga mbarë bota si heronjë, mes tyre Sheila Roseau veprimtare për të drejtat e grave nga Antigua dhe Barbuda. Ajo ndihmoi në miratimin e ligjit kundër trafikimit në vendin e Karaibeve gjatë vitit të kaluar. Ajo thotë se ky legjislacion është vetëm fillimi trajtimit të problemit.

“Nderkohë që njihen përpjeket e shumta të ndërmarra, le të sigurohemi se ne vazhdojmë të përkrahim mbështetjen efektive për të mbijetuarit. Ne duhet të jemi vigjilentë në përpjekjet tona për të luftuar trafikun njerëzor duke siguruar mbështetjen e qeverisë për të vepruar, kornizat ligjore të hartuara apo miratuar legjislacione të duhura nëse nuk janë bërë këto. “

Raporti radhiti gjashtë vende si shkelës të ligjit amerikan të vitit 2008 kundër përdorimit të fëmijëve ushtarë, Birmania, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Përveç Birmanisë, të gjitha këto vende marrin ndihma ushtarake ose trajnim. Organizata Human Right Watch i ka bërë thirrje adminstratës së Presidentit Obama që t’i jap fund ndihmës në bazë të ligjit.

XS
SM
MD
LG