Lidhje

SHBA: Zhvillohen sot zgjedhjet për në kongresin amerikan

  • Jim Malone

SHBA: Zhvillohen sot zgjedhjet për në kongresin amerikan

SHBA: Zhvillohen sot zgjedhjet për në kongresin amerikan

Historia tregon se partia që drejton Shtëpinë e Bardhë zakonisht humbet vende në zgjedhjet për kongres, që zhvillohen në mes të mandatit presidencial, dhe sondazhet dhe analistët politkë natyrshëm janë mbështetur në këtë dukuri për parashikimet e zgjedhjeve të sotme.

Në fakt, një numër i analistëve të mirënjohur politikë tashmë parashikojnë se republikanët kanë gjasa që të fitojnë më shumë se 50 vende në Dhomën e Përfaqësuesve aktualisht me shumicë demokrate, nëse kalojnë pragun e 39 vendeve që atyre iu duhen për të rimarë kontrollin e kësaj dhome.

Të 345 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve janë në garë ditën e sotme, por specialistët thonë se konkurrenca e vërtetë do të zhvillohet për një të katërtën këtyre vendeve.

Republikanët gjithshtu pritet që të arrijnë fitore dhe në Senat, por shumë ekspertë thonë se ata do të nuk do të kenë votat e mjaftueshme për të fituar 10 vendet që ju duhen për të krijuar shumicën e duhur. Këtë vit, votohet për 37 nga 100 vendet e Senatit.

Udhëheqës nga të dyja partitë janë përpjekur që të mbledhin mbështetësit e tyre në orët e fundit të fushatës. Mes tyre dhe presidenti Barak Obama i cili foli nga shteti i tij, Ilinoi, duke iu drejtuar të pranishmëve:

“ Nëse çdonjëri prej atyre që luftoi për ndryshimin në vitin 2008, do të votojë në 2010, atëherë ne do t’i fitojmë këto zgjedhje”.

Republikanët presin që të përfitojnë nga sondazhet e opinionit publik, të cilat tregojnë se ameriknaë janë të shqetësuar për ekonominë dhe vendet e punës, dhe janë gati për ndryshime në Kongres.

Ish anëtari i kongresit, republikan Dick Armey është marrë me organizimin e lëvizjes konservatore e liberale Tea Party gjatë vitit të kaluar, një grup i organizuar i cili pritet që të rrisë numrin e kandidatëve republikanë në ditën e Zgjedhjeve. Ai thotë:

‘ Partia Republikan,e më në fund mësoi këtë vit që të dëgjojë Amerikën, dhe kjo është arsyeja pse Partia Republikane do të fitojë këtë vit”.

Republikanët e humbën kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitti 2006, dhe demokratëët përforcuan shumicën e tyre në vitin 2008, kur z.Obama fitoi zgjedhjet presidencale.

Eksperti Larry Sabato, pranë Universitetit të Virxhinias thotë se dobësia e ekonomisë në vend, i ka hapur derën ringjalljes së republikanëve në Kongres këtë vit.

“ Të mendosh që një vit më parë ishte thuajse e pamundur të mendoje për 39 vendet që ju duhen republikanëve për të marrë konmtrollin, kurse tani ata janë në prag të një rimarrje me lehtësi të Dhomës së Përfaqësuseve , mbas vetëm 4 viteve që kjo Dhomë u kontrollua nga demokratët”. - thotë ai

Zgjedhjet e sotme do të vënë në provë aksionet politike të presidentit Obma dhe dy viteve të tij të ardhshme në postin e presidentit.

Kontrolli i republikanëve në një ose dy dhomat e kongresit mud t’a bëjë më të lehtë për ta që të bllokojnë inisiativat vendore, dhe do të shtojnë ndikimin e pjestarëve republikanë të kongresit në politikën e jashtëme, përfshi dhe luftën në Afganistan.

Përveç garës për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, në 37 nga 50 shtete do të zhvillohen dhe zgjedhjet për guvernatorët, dhe ekspertët politikë gjithashtu parashikojnë se një numër guvernatorësh të rinj republikanë do të inaugurohen në muajin Janar.

XS
SM
MD
LG