Lidhje

Shefi i EULEX-it viziton Beogradin


Shefi i EULEX-it viziton Beogradin

Shefi i EULEX-it viziton Beogradin

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, Xavier Bout de Marnak, do të qëndrojë sot dhe nesër në Beograd, për herë të parë pas marrjes së detyrës më 15 tetor të këtij viti.

Në një njoftim të misionit të tij thuhet se gjatë kësaj vizite ai do të zhvillojë takime me disa nga ministrat e qeverisë së Serbisë. Vizita, thuhet në njoftim, do të ofrojë mundësi për të diskutuar lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, veçanërisht për rëndësinë e zbatimit të sundimit të ligjit në veriun e Kosovës.

Vendosja e ligjit ne atë pjesë të Kosovës të banuar me shumicë serbe, pritet të jetë temë edhe e bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit e që pritet të ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.

Fillimi I këtyre bisedimeve mund të ndodhë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG