Lidhje

Shefi i Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë viziton Tiranën


Shefi i Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë viziton Tiranën
Shefi i Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë viziton Tiranën

Shefi i Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë gjendet për një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë së cilës ka zhvilluar takime me autoritetet më të larta të vendit, presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm Ilir Meta, zoti Feith vlerësoi edhe një herë angazhimin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria shqiptare për ndertimin e institucioneve dhe nje shoqerie multietnike në Kosovë. Janë 400 mijë euro të ofruara nga qeveria e Tiranës për komunën serbe të Gracanicës, marrëveshja për të cilën u nënshkrua sot.

Lidhur me hetimet për korrupsion ndaj disa zyrtarëve të lartë të qeverisë së Prishtinës Zoti Feith u shpreh se Eulexi ka vepruar brenda mandatit të tij dhe se hetimet do të vazhdojnë.

Nga ana e tij ministri i jashtëm shqiptar ka bërë edhe një herë thirrje për vendsojen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike të interesit të përbashkët.

Ndërsa i pyetur lidhur me incidentin e armatosur dje në Radushë të Maqedonisë ku mbetën të vrarë katër persona të akuzuar si kontrabandistë armësh, zoti Meta deklaroi se është mjaft i rëndësishëm distancimi i të gjithëve nga çdo element apo grup ekstremist që do të kërkonte të krijonte tensione të panevojshme , tha ai duke vënë theksin në rëndësinë e stabilitetit të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG