Lidhje

Shefi i Shtatmadhorisë amerikane në Jordani dhe Izrael

  • Zëri Amerikës

Shefi i Shtatmadhorisë amerikane në Jordani dhe Izrael

Shefi i Shtatmadhorisë amerikane në Jordani dhe Izrael

Shefi i Shtatmadhorisë amerikane do të vizitojë Jordaninë dhe Izraelin për t’i siguruar këta dy aleatë të rëndësishëm mbi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara pas largimit nga pushteti të ish-presidentit egjiptian Mubarak.

Shefi i Shtabit të Bashkuar, Admirali Majkëll Mjullen, do të jetë sonte në Aman për t’u takuar me homologun e tij jordanez dhe me Mbretin Abdullah.

Pastaj ai do të shkojë në Izrael për bisedime me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe me Presidentin Shimon Peres. Admirali Mjullen do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e largimit nga posti të homologut të tij izraelit, Gjeneralit Gabi Ashkenazi. Ai pritet të takohet me shefin e ri ushtarak të Izraelit, Gjeneralin Beni Ganc, përpara se të kthehet në Uashington të hënën.

Egjipti ishte aleati më i fuqishëm arab i Izraelit por udhëheqësit izraelitë kanë shprehur shqetësim se një ndryshim në udhëheqjen egjiptiane mund t’i dëmtojë këto marrëdhënie.

Kohët e fundit, në Jordani ka patur trazira pas protestave në Egjipt dhe Tunizi që çuan në largimin e presidentëve të këtyre vendeve nga pushteti. Të mërkurën, Mbreti Abdullah bëri betimin e një qeverie të re e cila ka premtuar të zgjerojë liritë publike dhe të vazhdojë reformën politike.

XS
SM
MD
LG