Lidhje

Shefja humanitare e OKB-së në Homs


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se drejtuesja e OKB-së për të drejtat e njeriut Valerie Amos ka hyrë në Baba Amr, më parë një bazë e rebelëve sirianë, një javë pasi rebelët u detyruan të largohen nga qyteti si rezultat i sulmeve nga forcat qeveritare.

Zëdhënësi i organizatës në Gjenevë, Christian Cardon, i tha Zërit të Amerikës se zonja Amos sot iu bashkua një ekipi të Gjysmë Hënës së Kuqe Arabe në një vizitë 45 minutëshe në lagjet e shkatërruara në qytetin të Homsit. Cardon tha se ekipi i Gjysmë Hënës së Kuqe kishte vërejtur se shumica e banorëve të lagjes Baba Amr ishin zhvendosur në lagjet përreth ku ditët e fundit punonjësit e ndihmave shpërndanin ushqime dhe ilaçe.

Është hera e parë që qeveria siriane lejon një zyrtar të huaj ose punonjës ndihmash të hyjë në Baba Amr që kur filluan bombardimet në këtë distrikt në fillim të muajit shkurt. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarët thonë se sulmet kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë shkaktuar mungesa të mëdha të artikujve ushqimorë, ujit dhe ilaçeve.

XS
SM
MD
LG