Lidhje

Shëmbet pallati "Jon" në Vlorë


Pallati Jon
Pallati Jon
Në Shqipëri sot u shemb me shpërthim të kontrolluar kompleksi i ndërtuar në vijën e bregut të detit në Vlorë, për të cilin pati shumë polemika të nxitura edhe nga fakti që një prej pronarëve ishte vjehrri i kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha.

Shpërthimi u realizua pasdite, por nga dy blloqet e ndërtesës vetëm njëri krah u shemb i tëri, gjysma e tjetrit ra mbi katet e para vetëm duke u anuar. Për këtë operacion ishte punuar prej disa ditësh, pas një odiseje të gjatë rreth ketij objekti.

Fillimisht autoritetet e bllokuan atë për shkelje ligjore sipas tyre, dhe çështja përfundoi në gjykatë ku u vendos heqja e bllokimit. Më pas ishte vendimi i qeverisë për shpronësimin e banorëve dhe pronarëve që i hapi rrugë shembjes së tij sot.

Për këtë ndërtim prokuroria thotë se ka nisur një hetim, ndërkohë që denoncimi është paraqitur edhe nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për një seri shkeljesh, në të cilat, sipas tij, janë përfshirë shumë institucione.

Ish kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook, e cilësoi shembjen e Pallatit si një akt hakmarrjeje të kryeministrit Edi Rama ndaj kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha
XS
SM
MD
LG