Lidhje

Shën Peterburg: Mbërrijnë trupat e viktimave


Trupat e parë të viktimave nga rrëzimi i avionit rus në Egjipt mbërritën sot në aeroportin Pulkovo të Shën Peterburgut me një aeroplan qeveritar.

Autoritetet në Shën Peterburg kanë njoftuar se ceremonitë mortore për të vrarët në incident do të vazhdojnë deri nesër në këtë qytet. Presidenti rus e shpalli të dielën ditë zie kombëtare.

Avioni i kompanisë Metrojet u zhduk nga radari të shtunën mbi gadishullin Sinai me 224 personat në bord.

Pjesa dërrmuese e pasagjerëve në avion ishin turistë rusë që ktheheshin në Shën Peterburg nga pika turistike Sharm el-Sheik në brigjet e Egjiptit. Ndër të vrarët kishte edhe tre ukrainas.

Zyrtarët rusë të aviacionit thanë dje se ka të ngjarë që avioni të jetë “shpërbërë” në ajër. Ekipet e specializuara kanë gjetër kutitë e zeza me të dhënat e fluturimit dhe komunikimet e pilotit.

Disa shoqëri fluturimesh, përfshirë Air France, Lufthansa, Emirates, dhe Qatar Airways kanë thenë se nuk do të fluturojnë mbi Sinai për arsye sigurie.

Ekstremistë që pretendojnë se kanë lidhje me Shtetin Islamik morën përgjegjësinë për rrëzimin e avionit. Ekspertë ushtarakë dhe të aviacionit besojnë se ky grup nuk zotëron raketa që mund të kishin arritur lartësinë e avionit – 9100 metra nga toka.

XS
SM
MD
LG