Lidhje

Komuna e Shëngjinit nderon tre ish Presidentë për kontributin për paqen


Përmes një ceremonie të veçantë, ata u nderuan me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e përbashkët në shërbim të paqes dhe miqësisë në rajon

Qyteza e Shëngjinit priti sot paradite tre nga ish Presidentët e Rajonit të Ballkanit; ish Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç, ish Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe ish Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiun. Me propozim të Këshillit të Komunës, tre ish Presidentëve ju dha titulli “Qytetar Nderi” për kontributin e përbashkët në shërbim të paqes dhe miqësisë në Rajonin e Ballkanit.,

Duke u dorëzuar titullin, Kryetari i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, i vlerësoi tre ish Presidentët si arkitektë të ndryshimeve në Rajon.



Është padyshim një privilegj për historikun e Komunës tonë të shënojë në librin e vet të ndritur emrin e Stipe Mesiç, Alfred Moisiut dhe Fatmir Sejdiut, Unë ju falenderoj nga zemra që e keni pranuar këtë çmim modest nga ana jonë. Me lejoni të shpreh kënaqësinë e madhe që ju shohim bashkë. Kjo tregon se po jetojmë në një ekpokë të re. Jemi fatlum që po jetojmë këtë epokë miqësie e paqeje. Mirënjohja jonë është e pakufishme për ju dhe për të gjithë njerëzit që kanë vënë një gur në godinën e kësaj miqësie.

Ish Presidenti i Kroacisë, Mesiç, vlerësoi dhënien e titullit “Qytetar Nderi” si dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta për të mirën e popujve të Rajonit. Ne, tha ai, nuk kemi kërkuar gjë tjetër, përveçse që shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë popujt e tjerë të Rajonit.

Besoj, tha ish Presidenti i Kroacisë, se një padrejtësi që i ishte bërë shqiptarëve tashmë është korrigjuar me çlirimin e Kosovës. Tani, shtoi ai, është koha që bashkërisht të punojmë për përmbushjen e një aspirate tjetër, atë të hyrjes së bashku në Bashkimin Europian.
Ish Presidenti Mesiç tha se tashmë në Rajon nuk ka më luftra, ndaj duhen hapur edhe kufijtë për t’u dhënë të rinjve vullnetin për të punuar së bashku për integrimin në BE.

Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se Rruga e Kombit, së bashku me Portin e Shëngjinit dhe portet e tjera të Shqipërisë, i ofrojnë Kosovës mundësi të mëdha të komunikimeve ekonomike dhe tregtare me Mesdheun dhe me botën.

Kur merr një çmim të veçantë, “Qytetar Nderi”, nuk ke si të mos jesh krenar pasi ky qytet ofron miqësi dhe kërkon miqësi duke qenë shëmbull për të gjithë botën shqiptare. Po kështu, sot ndjej kënaqësi të veçantë qe ky çmim ju nda edhe dy personaliteteve të rëndësishme, liderëve shtetëror, shkelqësisë së tij Mesiç dhe shkelqësisë së tij Moisiu, me të cilët bashkëpunova ngusht për interes të Kosovës dhe pavarësisë së saj, për shendertimin tonë dhe demokracinë.

Për ish Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiun, me përpjekje të përbashkëta Ballkani është shndërruar në një rajon paqeje, që aspiron integrimin në BE.

Rajoni i Ballkanit, i cili dikur është quajtur “Fuqi Baroti” të kthehet nga fuqi baruti në një zonë paqeje, në një zonë paqeje që njerëzit, pavarësisht nga gjuha, zakonet dhe besimet të jetojnë së bashku dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre të begatshme. Dhe të gjithë juve keni përjetuar dhe parë ndryshimet në jetën tuaj dhe unë them se, perspektiva edhe më të medha i ofrohen Shqipërisë dhe Shëngjinit me integrimin në BE.

Për shkak të portit si dhe afërsisë me Rrugën e Kombit dhe plazhet e shumta, Komuna e Shëngjinit është shndërruar vitet e fundit në një destinacion shumë tërheqës për shtetasit nga Kosova.
XS
SM
MD
LG