Lidhje

Shifra të përziera për ekonominë amerikane


US ECONOMY

US ECONOMY

Në Shtetet e Bashkuara shitjet me pakicë shënuan një rritje prej 0,4 për qind gjatë janarit. Ekonomistët dhe investitorët i ndjekin me kujdes shitjet me pakicë, sepse kërkesa e konsumatorëve është përcaktuese për rreth dy të tretat e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Raporti për muajin janar ishte më i mirë se muaji i mëparshëm, por rritja ishte më e ulët nga sa prisnin investitorët. Një raport i veçantë tregoi se çmimet u rritën me 0,3 për qind për shumë mallra të importuara në Shtetet e Bashkuara në muajin janar.

Çmimi i importeve është më i lartë se muajin e kaluar dhe mund të jetë tregues për inflacion në të ardhmen. Ekspertët pritet të publikojnë ditët e ardhshme informacione të reja për inflacionin dhe tregun e shtëpive.

XS
SM
MD
LG