Lidhje

SHBA: Shënohet 70 vjetori i sulmit japonez në Pearl Harbor


SHBA: Shënohet 70 vjetori i sulmit japonez në Pearl Harbor
SHBA: Shënohet 70 vjetori i sulmit japonez në Pearl Harbor

Shtetet e Bashkuara shënojnë sot 70 vjetorin e sulmit japonez në Pearl Harbor, që e detyroi Amerikën të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore.

Në mbarë vendin po zhvillohen ceremoni që kujtojnë 7 dhjetorin e vitit 1941. Aktiviteti kryesor po mbahet në ishullin Oahu të Hawait, ku ndodhi sulmi. Mes 3 mijë pjesëmarrësve në ceremoni ishin një numër i madh të mbijetuarish nga Pearl Harbor dhe veteranë të Luftës së Dytë Botërore. Momenti kur Marina japoneze filloi sulmin e papritur, në orën 7:55 të mëngjesit, u shënua nga të pranishmit me 1 minutë heshtje.

XS
SM
MD
LG